LIVE UPDATES
Aktualitet

Satelitët e Ramës, inxhinieri: Janë të një kompanie argjentinase, jo të Elon Musk, pas tre vitesh u mbarojnë bateritë

Inxhinieri u shpreh se koha e qëndrimit të satelitëve mbi hapësirën e territorit tonë do të jetë nga 1-8 minuta në 24 orë.

5 Janar 2023, 12:00 Nga F.M
Satelitët e Ramës, inxhinieri: Janë të një kompanie
Pedagogu dhe inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç

TIRANË- Pedagogu dhe inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç tha se kompania që ka lëshuar satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania2’ në hapësirë nuk është ajo e Elon Musk, por një kompani nga Argjentina. I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SyriTv, ai tha se kontrata parashikon që satelitët kanë aftësi vetëm për foto deri mbi 1 metër nga lartësia e tokës. Inxhinieri u shpreh se koha e qëndrimit të satelitëve mbi hapësirën e territorit tonë do të jetë nga 1-8 minuta në 24 orë. Ai tha gjithashtu se këta satelitë pas tre vitesh nuk do të operojnë më pasi do të pushojnë së funksionuari sepse janë me bateri.

"Këto çështje duhet të trajtohet me seriozitet pasi bëhet fjalë për taksat e qytetarëve. Nga ana e qeverisë u lançua edhe hedhja e satelitëve dhe përveç pakos së madhe duhej dhe një shoë pak më i madh se kjo që është hedhja e këtyre satelitëve në hapësirë. Këto satelite nuk janë satelitë gjigand që jemi mësuar të shohim, por këto satelitë kanë një peshë 37 kg afërsisht sa një arkë banane. Këto satelitë janë vetëm për imazhe dhe fotografime që në të vërtetë janë prodhime te një kompanie argjentinase dhe jo nga Elon Musk. Këto satelit pas tre vitesh nuk do të operojnë më pasi ata do të pushojnë së funksionuari pasi janë me bateri dhe në kontratë cilësohet se do të përdoren për imazhe komerciale në maksimumi 1 metër nga lartësia e tokës. Këto satelitë në 24 orë trajektore të tokës do të qëndrojnë nga 1-8 minuta mbi sipërfaqen e tokës së vendit tonë. Ajo që mua po më çudit nga gjithologët e studiove të vendit që thonë se janë aty për të lokalizuar zjarret, pasi për 8 minuta që qëndrojnë mbi hapësirën e Shqipërisë nuk kanë se çfarë të lokalizojnë pasi duhet që të rikthehen pas 24 orësh mbi territorin tonë. Ndërsa absurditeti qëndron se ne nuk kemi mjetet më minimale për të shuar zjarret dhe merremi e hedhim mbi 6 milionë euro mbi hapësirë. Satelitët janë hedhur me një kontratë që përcakton dhe punën që ata do të kryejnë si: Monitorimin e trafikut, zjarreve, tokave bujqësore dhe indeksi i vegjetacionit (sa pemë kemi). Por këto vetëm fotografojnë dhe nuk japin në kohë reale trafikun në vend dhe cilat zona duhet të evitojmë, pasi janë vetëm për imazhe vizuale dhe kjo e gjitha është për konsum politik dhe të brendshëm politik,”- tha ai.

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur rrugën e tyre për në hapësirë. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës Falcon 9, që është misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët, Albania 1 dhe Albania 2. Në total shërbimi do të kushtojë 5.5 milionë dollarë për tre vite dhe 7.5 nëse do të vendoset që satelitët të përdoren për 4 vjet. Nga kontrata mësohet se Shqipëria do të përfitojë të dhëna sa i takon numrit të pemëve të mbjella, sipërfaqeve të djegura dhe panoramën e ndërtimeve në të gjithë vendin.

 

azmer dulevic satelitet e rames

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj