LIVE UPDATES
Aktualitet

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi nga kryeministria: Do ta shporrim këtë klasë politike, pa dhunë 

Kola deklaroi se marshimi është organizuar nga grupe të rinjsh, të cilët i quajti “Gjenerata Z” dhe gjenerata më e bukur e shekullit XXI, ndërsa shtoi se do të jetë në ballë të protestave bashkë me studentët.

15 Qershor 2026, 19:13 Nga E. D
"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi
Arben Kola

TIRANË- Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola ka deklaruar se rruga për në aeroport u bllokua nga disa të rinj dhe jo nga organizatorët e kësaj lëvizjeje. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Kola mohoi çdo përçarje brenda grupimeve që kanë marrë pjesë në marshime. Sipas tij, armiku i vetëm i përbashkët është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kola deklaroi se marshimi është organizuar nga grupe të rinjsh, të cilët i quajti “Gjenerata Z” dhe gjenerata më e bukur e shekullit XXI, ndërsa shtoi se do të jetë në ballë të protestave bashkë me studentët. Ai theksoi se protesta do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve të saj, duke shtuar se rinia dhe diaspora janë pjesë e rëndësishme e lëvizjes. 

"Siç e keni parë në rrjetet sociale, shumë mendojnë se jemi përçarë. Nuk jemi përçarë. Ka pasur keqkuptime, ka tentativa, por nuk jemi për t’u akuzuar dhe për t’u armiqësuar me askënd. Armiku i vetëm sot, i përbashkët, është Edi Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, që të kuptohemi, marshimi ka qenë i organizuar nga grupe të rinjsh, Gjenerata Z, por unë do të thoja gjenerata më e bukur e shekullit XXI. Duke qenë se marshimi nuk ka pasur të bëjë me grupin nismëtar, as me organizatorët, nga sot do të jem unë në ballë të marshimit bashkë me studentët.

Por studentët do të jenë pararoja e këtij marshimi me një pankartë të gjatë, sepse studentët kanë një betejë të pambaru ar në vitin 2018 dhe tani kemi shumë beteja derisa ky të ikë dhe kjo qeveri të shporret një herë e përgjithmonë. Që të qartësohemi me të gjithë shqiptarët, ne kemi thënë që kjo është protesta model. Kemi thënë që zemra e protestës është rinia dhe mërgata shqiptare. Si mund t’i ndalojmë njerëzit e mërgatës të vijnë me aeroplanë? E kuptoni që aeroporti është nyja kryesore e jetës, që na ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Nga aty vijnë dhe shkojnë shqiptarët që jetojnë jashtë.

Ndaj të jetë e qartë për të gjithë: asnjëherë nuk do të ketë tentativë për në aeroport, sepse ai është edhe vendi ku turistë nga e gjithë bota na vijnë dhe na bashkohen këtu me ne në protestë. Jeta ime lidhet drejtpërdrejt me turizmin. Nuk kam as dyqane me qira, nuk kam as biznes, as shtëpi, por jetoj në një shtëpi me qira dhe jeta ime është e lidhur me turizmin. Ndaj nuk do të ketë dhunë deri në fund, derisa të shporret kjo klasë politike. E kemi thënë që kjo është revolta më e bukur popullore, revolucion që do ta çojmë deri në fund bashkë me ju. Dhe tani ju e dini që shumë nga kërcënimet që na vijnë, edhe privatisht, janë dora e Edi Ramës përmes dorës së Saliut. Opozitë e shitur, opozitë e shitur. Rama në burg, Berisha në burg," tha Arben Kola./Dosja.al

arben kola

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi