LIVE UPDATES
Aktualitet

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe Kushtim Kokalla mohojnë fajin

Prokurorja tha se, në deklaratën e dhënë për Policinë e Kosovës, Kokalla kishte thënë se Murseli i kishte kërkuar edhe një vit më herët t'ia vrasë bashkëshorten, por se ai kishte refuzuar. Sipas deklarimit të Kokallës në Polici, tri javë para vrasjes, Kokalla e ka gjetur personin që mund ta kryejë vrasjen, Plavën, në këmbim për 30 mijë euro.

4 Qershor 2025, 14:33 Nga r.ll
Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe
seanca

PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të vitit 2023. Në seancë janë të pranishëm tre të akuzuarit - Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtim Kokalla - familjarët e viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla.

Sërish, Murseli është deklaruar i pafajshëm dhe Plava s'ka pranuar të deklarohet për fajësinë duke thënë se dëshirohet të mbrohet në heshtje. Këtë herë, Kokalla - që në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar, kishte thënë se s'do të deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen - u deklarua i pafajshëm.

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Prokuroria posedon numër të madh të provave për akuzat e ngritura, si dhe deklaratat e të akuzuarve të dhëna për Policinë e Kosovës.

"Gjatë krahasimit të deklaratave dhe provave të mbledhura, Prokuroria është bindur dhe po tentojmë ta bindim trupin gjykues dhe publikun se të akuzuarit kanë kryer veprën penale", tha Përlinçeviq.

Prokurorja tha se, në deklaratën e dhënë për Policinë e Kosovës, Kokalla kishte thënë se Murseli i kishte kërkuar edhe një vit më herët t'ia vrasë bashkëshorten, por se ai kishte refuzuar. Sipas deklarimit të Kokallës në Polici, tri javë para vrasjes, Kokalla e ka gjetur personin që mund ta kryejë vrasjen, Plavën, në këmbim për 30 mijë euro.

Përlinçeviq propozoi që si dëshmitarë të ftohen edhe Jeton Binaku, i cili u tha se ia kishte huazuar veturën Plavës në ditën e vrasjes, dhe Valon Lukaj, që u tha se i kishte siguruar banim Plavës pas vrasjes dhe më vonë edhe Kokallës.

Ndërkohë, avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, tha se beson që nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë se klienti i saj ka kryer apo urdhëruar vrasjen e Liridona Ademajt. Zhinipotoku gjithashtu insistoi që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë vetëm pasi të jetë bërë ekzaminimi i statusit mendor të Murselit, për të cilën kërkesë tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Prokuroria apo Gjykata.

Sipas saj, ky ekzaminim është kërkuar për të parë nëse Murseli është në gjendje ta kuptojë procedurën gjyqësore dhe të konsultohet me mbrojtësit për çështjen gjyqësore. Seanca për nisjen e shqyrtimit gjyqësor të këtij rasti ishte caktuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar më 26 mars aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Liridona Ademajt. Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Në seancën fillestare, gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte thënë se, nëse gjenden fajtorë, Murseli, Plava dhe Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm.

Si ishte kryer vrasja?

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Liridonën nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”. Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerë prej 3.000.000 krunash suedeze (261,031 euro) me qëllim që pas vdekjes së saj, Murseli ta përfitonte këtë sigurim.

Prokuroria tha se Murseli ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar atë. Ai, sipas Prokurorisë, nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, dhe e kishte njoftuar Murselin me Granit Plavën. Prokuroria tha se të tre më pas janë pajtuar që Plava ta vriste Liridonën dhe Murseli do ta kompensonte atë me 30.000 euro.

Ndërkaq, në këtë rast Dodaj thuhet se u përfshi pasi në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli kishte blerë nga ai një pistoletë, e firmës Zastava dhe 20 fishekë, në vlerë prej 280 eurosh. Me këtë armë, tha Prokuroria, ishte vrarë Liridona Ademaj.

“....Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria.

Reagimet në publik pas vrasjes së Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademajt kishte shkaktuar zemërim në publik edhe për faktin që bashkëshorti i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit. Familja e Liridonës kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj.

Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët. Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL

gjyqi per vrasjen e liridona ademajt naim murseli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj