LIVE UPDATES
Aktualitet

"E pagova si informator"/ Seanca për "Plumbin e Artë" në GJKKO! Dëshmon Nuredin Dumani, Fatos Gosa mohon akuzat: Nuk e njoh, fare! Dua drejtësi

Fatos Gosa ka kundërshtuar me forcë akuzat dhe thëniet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ndaj tij i cili e akuzonte për disa ngjarje. Gosa ka thënë se nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat e ngritura nga Dumani dhe ka kërkuar drejtësi. 

18 Mars 2025, 11:22 Nga Dosja
\"E pagova si informator"/ Seanca për "Plumbin e
Nuredin Dumani

TIRANË - Po mbahet edhe këtë të martë seanca gjyqësore për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani i implikuar në dosjen "Plumbi i artë". Edhe gjatë seancës së sotme Dumani po përballet me bashkëpunëtorët e tij në krimet e kryera.

Ndërkohë bëhet me dije se një nga të akuzuarit, Fatos Gosa ka kundërshtuar me forcë akuzat dhe thëniet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ndaj tij i cili e akuzonte se ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit. Dumani thotë se e ka paguar Gosën që të ishte informator. Ai tregon se informacionet Gosa ja jepte Talo Çelës përmes një telefoni të enkriptuar.

Por vetë Gosa ka mohuar akuzat. Ai thotë se nuk e njeh fare Dumanin, dhe nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Pjesë nga biseda

Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të. 

Në këtë moment ndërhyn Gosa nga kafazi i sallës së gjyqit.

Fatos Gosa: Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo.

Avokati: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Çelës?

Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibej. Me tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara.

Avokati: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

Dumani: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumën e vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë. Gosën e takova tek pishat. Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një “Golf” të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty.

Dumani: Kur erdhi Renea tek shtëpia ime për një ngjarje në Peqin, mua më erdhi Renea në Durrës. Dikush më kishte shitur, se nuk ka mundësi. Kur e pyeta Talon, ai më tha se Fatos Gosa do ketë folur.

Avokati: Ke thënë që Talo donte të vriste Fatosin.

Dumani: Jo se do e vriste, por tha se duhet hequr, pasi di shumë. Unë u ankova tek Talo për policinë. Ai më tha se do e ketë sjellë Fatos Gosa.

Avokati: Me Erion Alibeajn ke folur për vrasjen e kushëririt të tij?

Dumani: Po, kam folur. I kam thënë, më vjen keq, se unë ju dhashë mjetet për një atentat ne Peqin, por nuk e dija se ishte kushëri i Alibeajt.

Ndërhyn i pandehuri Fatos Gosa: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Talo Çelën. Nuk e kam pasur mik. Dua të dalë e vërteta. Do dali e vërteta. Unë kam pasur miqësi me familjen e Andi Zylyfit. Si mund ta bëj unë atë për 15 mijë euro.

Gjykata: Pse mendoni se Dumani ka bërë deklarim të rremë ndaj jush?

Gosa: Këta kishin në Leonard Palushi, një polic krimesh që e paguanin. Sollën në Peqin kontroll Renean në disa familje. Deklarimin e rremë Dumani e ka bërë për hakmarrje.

Pasi jam arrestuar kanë inskenuar grabitjen e djalit tim në mes të Peqinit. Vjen policia, ndërsa çuni ishte në shtëpi. Nuk kam qenë tek ajo vrasje. Nëse kam qenë le të dënohem. Politika më ka lidh me këta maskarenj. 8 vjet ndenji një palë e 8 vjet pala tjetër. Unë t’ju merrja pasaportat njerëzve që më vinin në lokal.

Gjykata: Jeni takuar ndonjëherë?

Gosa: Asnjëherë. Doja të isha i qetë, por më falni për emocionin. Unë kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.

Dosja "Plumbi i Artë"

Në vitin 2023 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen "Plumbi i artë". Që nga ajo kohë deri më sot para GJKKO-së kanë dhënë dëshminë e tyre i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, edhe disa persona të tjerë të implikuar në dosje. Të gjithë akuzohen për 27 vepra penale, nga vrasjet me paramendim, vjedhjet, deri te dhuna dhe korrupsioni. 

Të pandehurit e dosjes , Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj, akuzohen për vepra penale të kryera në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.  

Të arrestuar gjatë operacionit 'Plumbi i Artë"

Nuredin Dumani
Henrik Hoxhaj
Altin Ndoci
Erion (Andrea) Alibej
Skerdi Tasi
Elvis Koçi (Çaushllari)
Ilirian Feci
Enver Diva
Besjan Xhixha
Ardjan Uzuni
Leonard Palushi
Gentian Sharra
Fatos Gosa
Florenc Çekrezi
Petrit Qoli
Agron Qoli
Agron Qafa
Asllan Plaku

Në kërkim janë:

Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

Dosja përmban brenda 6 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani; ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Skerdi Tasin Euglen Halilin dhe së fundmi, edhe me Erjon Alibej. Ishte ky i fundit, porositësi i shumë nga ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në tentativë për të marrë hak për vrasjen e vëllait, Endrit Alibej, i njohur ndryshe edhe me nofkën "Tarzani". Ndërsa së fundi SPAK mësohet se ka hequr dorë nga bashkëpunimi mes dy të penduarve Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla, pasi dëshmia e tyre është konsideruar si jo e sinqertë.

nuredin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj