Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- 22 pasuri në pronësi të një 50-vjeçari janë sekuestruar nga policia e Tiranës. Eridan Guerrero akuzohet se është kreu i një grupi kriminal në Belgjikë. 50-vjeçari nga Vlora, aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale.
NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirëkoordinuar informative dhe operacionale, nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Sekuestrohen 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij. Si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Policisë në qendër dhe në qarqe, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me homologët, me fokus zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të ndryshme që shtetas me precedentë penal, mund t’i kenë siguruar përmes aktiviteteve krIminale, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filtri”.
Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij. 50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale.
22 pasuri në pronësi të një 50-vjeçari janë sekuestruar nga policia e Tiranës. E.G ishte kreu i një grupi kriminal në Belgjikë.
apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.
Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.
Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme
Erisilda Abedini TIRANË- Vajza në foto është Erisilda Abedini, 22-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragj...
Saimir Tahiri TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj ish-ministrit t&eum...
TIRANË- Një 36-vjeçare është proceduar penalisht ditën e sotme pasi tentoi të braktiste dy vajzat e saj të mitura p&...
KORÇË - Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë dhe dy të tjerë janë të pë...
Fqinjët e Likës KURBIN- Fqinjët e Skënder Likës u tronditën nga shpërthimi me tritol që ndodhi mëngjesin e sot...
Ardian Koçi TIRANË - Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, mohon që pushimi nga puna e ish-drejtorit të Parkut Komb&eum...
Sikela Përroj TIRANË- Vajza në foto është Sikela Përroji, 23-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar n...
shtepia KORÇË- Shpërthen granata në një banesë në fshatin Bulgarec. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ...
TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut. Në mëngjes, vendi ynë do të jetë me ...
Aksidenti TIRANË- Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë ...