24 Shkurt 2023, 09:14
Nga A.B
Lendet plasese
TROPOJË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi mbanin sende të kundraligjshme. Administratori i minierës, Xhuljan Krypi dhe drejtuesi teknik, Dhimitër Palla janë arrestuar pasi në një subjekt minerar në vendin e quajtur “Kepenek”, në ambientet e këtij subjekti minerar, janë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre. Palla dhe Krypi do të hetohen për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".
NJOFTIMI I POLICISË:
Strukturat e DVP Kukës, kontrolle për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme. Sekuestrohen 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, që mbaheshin jashtë kushteve të sigurisë, në një subjekt minerar. Vihen në pranga administratori dhe drejtuesi teknik i subjektit për nxjerrjen e minerareve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, kanë ushtruar kontroll në një subjekt minerar në vendin e quajtur “Kepenek”. Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti minerar, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", shtetasit:
-Xh. K., 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe D. P., 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti. Strukturat e DVP Kukës do të vijojnë kontrollet për të verifikuar pajisjen me licencë të subjekteve të tjera që ushtrojnë këtë aktivitet, si dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbajtjen e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
tropoje dhimiter palla xhuljan krypi
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 09:03
A.B
Tatimet
TIRANË- Administrata Tatimore njofton të gjithë Tatimpaguesit se ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë:
1- Tatim...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 08:48
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë djegien e një...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 08:27
A.B
Pellumb Islami
GREQI- Përplasja me armë e grupeve kriminale shqiptare, që përfundoi me vdekjen aksidentale të 40-vjeçarit s...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 07:48
A.B
Makinat
ELBASAN- Digjet gjatë natës një mjet në lagjen '5 Maji'. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, n&eum...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 07:13
A.B
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në skajet ...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 07:05
A.B
Njerez
SHBA- Afganët tani janë kombësia më e madhe e emigrantëve që shkojnë në Britaninë e Madhe me varka t&eu...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 23:39
Foto Ilustruese
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Prokurorisë së Korçës, e cila ka mbajtur n&...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 22:21
I.A
Foto nga aksidenti
TIRANË- Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur n&e...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 22:19
F.M
Krujë
KRUJË- Një turist austriak është shpëtuar nga policia pasi ishte bllokuar në Krujë. Në njoftimin zyrtar ...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 21:43
F.M
I moshuari dhe emisioni Stop
TIRANË- Një i moshuar i quajtur Nazmi Hasa në Korçë i ka dhënë borxh një shumë ...