15 Korrik 2023, 11:23
Nga A.B
Para
TIRANË- Policia ka sekuestruar 60 665 euro të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e kriptomonedhave si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro. Në kërkim u shpall personi me inicialet R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë, gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet pas një hetimi me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Crypto”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.
Peocedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.
Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.
Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Crypto", në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.
sekuestrim
Aktualitet
15 Korrik 2023, 10:11
A.B
Jack Ma
TIRANË- Themeluesi i Alibaba, Jack Ma, një nga njerëzit më të pasur në botë, i cili prej 3 vitesh la botën ...
Aktualitet
15 Korrik 2023, 09:47
A.B
Policia
LIBRAZHD- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Librazhd. Policia bën të ditur se ka nisur procedimi pë...
Aktualitet
15 Korrik 2023, 08:20
A.B
Haxhi Collaku
ITALI- Një ditë më parë u vra nga Policia italiane shqiptari Haxhi Çollaku. Ndaj tij u qëlluan 4 plumba pasi ...
Aktualitet
15 Korrik 2023, 08:09
A.B
Protesta
SHKODËR- Pak ditë më parë, policia bllokoi disa varka në Liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës, pasi nuk p&eu...
Aktualitet
15 Korrik 2023, 07:26
A.B
Plazh
TIRANË- Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti...
Aktualitet
15 Korrik 2023, 07:17
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e ish-ministrit Arben Ahmetajt duke festuar me “çunat e Londrës”. ...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 23:04
I.A
Makina
TIRANË- Fiksi monitoroi për disa ditë me radhë rrugët e Tiranës, duke siguruar pamje sesi sillen përdoruesit e rr...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 22:32
I.A
50-vjeçari i vrare
GREQI- Fotoja e mësipërme tregon 50-vjeçarin shqiptar që u vra një ditë më parë n&...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 21:00
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pas një aksidenti rrugor. Sipas mediave itali...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 20:59
I.A
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një person duke drejtuar mjetin k...