LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shapka e Renis Dobrës u gjet një ditë pas zhdukjes”/Detaje nga hetimet: Alarmi për vrasje pas shenjave të lakut në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…

Në dosjen hetimore thuhet se në datën 8 Korrik 2025, rreth orës 23.30 në komisariatin e policisë Mat, është paraqitur me vullnetin e tij, shtetasi Rufat Dobra.

30 Dhjetor 2025, 19:46 Nga E.d
“Shapka e Renis Dobrës u gjet një ditë pas
Foto ilustruese

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, zbuloi detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës nga Zenishti i Matit më 8 korrik të këtij viti. Në dokumentarin e publikuar këtë të martë, tregohet se si familjarët e Renisit zbuluan së pari shapkën e djalit të tyre e më pas trupin e tij buzë Liqenit të Shkopetit.

Renis Dobra, nga fshati Zenisht i Matit, mbrëmjen e datës 8 Korrik 2025 ndërsa po kthehej në banesën e tij në drejtimin e automjetit ‘Mercedes Benz’ në pronësi të babait të tij, ishte ndaluar në rrugë dhe më pas, ishte gjetur i pajetë në fundin e një rrëpire në bregun e liqenit të Shkopetit, i mbytur me litar, ndërsa automjeti kishte përfunduar në thellësi të ujrave të liqenit.

Në dosjen hetimore thuhet se në datën 8 Korrik 2025, rreth orës 23.30 në komisariatin e policisë Mat, është paraqitur me vullnetin e tij, shtetasi Rufat Dobra. Ai shprehu shqetësimin se djali i tij Renis Dobra nuk është paraqitur në banesë.

Ai tha se djali i tij ishte larguar nga banesa rreth orës 17.00, për të bërë një shëtitje në qytetin e Burrelit, me automjetin ‘Mercedes Benz’ ngjyrë ulliri me targa AA 249 ST. Automjet që Rufat Dobra thotë se është në pronësi të tij. Rreth orës 21:30, ai deklaron se i biri i ka shkruar një sms ku i bënte me dije se po shkonte në banesë.

Por ndërsa priste që i biri të kthehej në banesë, Rufat Dobra deklaroi në polici, se ai kishte marrë gati 40 minuta më pas një telefonatë nga nipi i tij. Që i bënte me dije se në rrugë, në vendin e quajtur ‘Kroi i Suçit’, në fshatin Zenisht, ai kishte parë të ndaluar makinën e tij. Dhe se përballë kësaj makine kishte parë të ndaluar një tjetër automjet tip fuoristradë, me drita të ndezura.

Por që për shkak të dritave të forta nuk kishte mundur të shquante se kush ishte. Sipas asaj që i kishte thënë nipi i tij, ky i fundit kishte ndaluar shpejtësinë për të përshëndetur, me mendimin se drejtimin e makinës e kishte daja i tij. Por një nga personat të cilët ndodheshin jashtë makinës, i kishte bërë me shenjë që të largohej menjëherë nga aty.

“Rreth orës 22.10 të mbrëmjes së datës 8 Korrik 2025, ndërsa po udhëtoja me automjetin tim në vendin e quajtur ‘Kroi i Suçit’, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat, unë konstatova gjatë rrugës automjetin e dajës tim, shtetasit Rufat Dobra, me targë AA 349 ST, që ishte i ndaluar, me drejtim lëvizje për nga fshati Lis dhe përballë këtij mjeti kishte ndaluar një automjet tip fuoristradë me drita të ndezura të forta, të cilat më penguan shikimin.

Në këtë moment unë ula shpejtësinë për të përshëndetur dajën tim, duke menduar se ishte ai në makinë. Dhe për ta pyetur se përse kishte ndaluar. Por aty mes dy makinave të ndaluara, pashë një person, i cili më urdhëroi me ton të lartë që të mos ndaloja dhe unë kështu vazhdova rrugën, duke menduar se mund të ishin punonjës policie”, tregon kushëriri i Renisit.

Më pas ai vazhdon se menjëherë pasi u largova disi mora në telefon dajën tim, Rufat Dobra, i cili më tha se është në shtëpi. Pasi mësova që makinën e kishte Renisi, daja im më tha që të shkoja në banesën e tij për ta marrë me makinë. Dhe të niseshim për në komisariatin e Matit, me mendimin se Renisin mund ta kishte marrë policia.

Por para se të shkonin në komisariatin e Matit, për të parë se çfarë kishte ndodhur me të afërmin e tyre, me mendimin gjithmonë se e kishte marrë policia, dajë dhe nip ndaluan fillmisht në vendin ku ky i fundit kishte parë të ndaluar makinën ‘Mercedes Benz’ që këtë mbrëmje e drejtonte Renisi.

Por makinat, siç tha kushëriri i Renisit në dëshminë e tij dhënë më pas në polici, nuk ishin ne vendin ku i kishte konstatuar më herët. Renisi që nuk u gjend as në rajonin e policisë. Mungesë që krijoi bindjen te familja se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të tyre.

Ashtu siç për fat të keq u konstatua edhe në orët në vazhdim, ku gjatë krehjes në këmbë që familjarët i bënë rrugës Burrel-Milot që kalon në Liqenin e Shkopetit, pas vetëm disa orësh ata gjetën fillimisht një shapkë që i përkiste Renisit. Më pas gjurmë frenimi të forta të një makine dhe në breg të liqenit vetë trupin e pajetë të 23 vjeçarit.

“Më datë 9 Korrik 2025, rreth orës 06:20, në vendin e quajtur ‘Qafa e Ulzës’, pa shkuar tek ura e Ulzës, u gjet një shapkë e cila ishte e shtetasit Renis Dobra, kjo e konfirmuar nga familjarët e vetë viktimës”, thuhet në dosjen hetimore.

Në aksin rrugor ‘Ura e Ulzës-Tuneli i Shkopetit’, në anën e majtë të rrugës së asfaltuar, po kështu u konstatua dalja nga rruga e një automjeti, që kishte vazhduar tatëpjetën në drejtim të liqenit të Ulzës, ku u vunë re pjesë automjeti dhe rreth 10 m pa mbërritur në sipërfaqen e liqenit u gjet kufoma e shtetasit Renis Dobra, i cili ishte i dëmtuar me pjesën më të madhe të trupit dhe në pjesën e fytit, ku u vu re një brazdë strangulimi e mavijosur.

Viktima që rezultoi se ishte i veshur me pantallona xhins të shkurtra dhe këmishë me ngjyrë të bardhë me mëngë të shkurtra. Ku gjatë verifikimit të parë nuk u vunë re dëmtime me armë zjarri. Ndërsa, automjeti ‘Mercedes Benz’, me ngjyrë ulliri, u pa të kishte përfunduar në thellësinë e liqenit.

Kufoma e Renis Dobrës e cila me t’u nxjerrë nga bregu i liqenit, u dërgua pranë lnstitutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim për të kryer kqyrjen e imtësishme dhe autopsinë.

Ku nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë u arrit të provohet se shkaku i vdekjes kishte qenë asfiksia, pasi i ishin dëmtuar gjendrat tiroide, si pasojë e shtrëngimit në pjesën e fytit. Do të ishte pikërisht ky zbulim tronditës që do të vinte në lëvizje edhe policinë e Matit. Si edhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë së rrethit Dibër./Balkanweb

në shënjestër renis dobra zenisht

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë