LIVE UPDATES
Aktualitet

Shefin e punësimit e hoqën nga puna se raportoi dietat false, gjykata i jep të drejtë denoncimit të “Stop”

Po kështu, në dieta ishte përfshirë edhe një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar. Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë. “Stop” i është rikthyer kësaj çështjeje, pasi sot Drini ka fituar të drejtën edhe në gjykatë

26 Janar 2024, 22:48 Nga h.k
Shefin e punësimit e hoqën nga puna se raportoi dietat false, gjykata
Investigimi Pogradec

POGRADEC-Në Shtator 2021, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një denoncim nga qyteti i Pogradecit. Shefi i sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, argumentoi abuzimin me dietat nga ana e Drejtorisë së Korçës për një aktivitet, ku ishte shënuar “fjetje dy netë”, por në fakt kishin ndenjur një natë.

Po kështu, në dieta ishte përfshirë edhe një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar. Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë. “Stop” i është rikthyer kësaj çështjeje, pasi sot Drini ka fituar të drejtën edhe në gjykatë


SHTATOR 2021:

Drini Xhemollari: Kemi qenë në një seminar në Gjirokastër dhe aty kemi konstatuar një shkelje ligjore, falsifikim dietash, të cilat në koordinimin e dokumentave që kishte drejtoresha rajonale, nuk korrespondonin absolutisht. Ne kemi qenë në Tetor të vitit të shkuar dhe kemi qëndruar vetëm një natë. Në dieta rezulton që Drejtoria Rajonale ka marrë 2 netë, ndërsa ne kemi marrë vetëm 1 natë. Është një problematikë tjetër që normalisht e kam diskutuar me drejtoreshën dhe këtë pjesë, ka qenë pjesa e marrjes së një diete, ku një nga specialistët nuk ka qenë absolutisht në trajnim.

AUDIO REGJISTRIMI:

Denoncuesi: Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja: E, nuk ishte.

Denoncuesi: Nuk ishte?

Përgjegjësja: Jo.


Auditi: Pse s’e vendos në dijeni drejtoreshën për falsifikimin? Kjo është gjë e rëndë.

Denoncuesi: Kë drejtoreshë?

Auditi: Drejtoreshën e madhe, për falsifikimin.

Denoncuesi: Po e kam vënë me email, pra.

Auditi: Jo, për falsifikim s’kam asnjë gjë unë. Do e kisha fut dhe falsifikimin unë.


Gazetarja: Është bërë një dietë, që nuk ka qenë prezent zotëria. Ilirjani nuk ka qenë prezent në seminar dhe ka marrë dietë.

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë..

Gazetarja: Kush do më përgjigjet? Kush?

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë e sektorit, që mbuloj unë.

Gazetarja: Kush sektor do më përgjigjet, pra? Sektori i administrimit?

Përgjegjësja: Nuk është përgjegjësi i sektorit të administrimit.Denoncuesi: Po pse i bën ato more Alban? Vërejtje me paralajmërim dhe unë s’jam në dijeni fare. Për shkak të auditit, se të paskam ofenduar ty.

Auditi: E para, nuk na ke ofenduar ne. Në letra kemi thënë vetëm; ca janë këto “krevate”, që përdor? Kush ta ka përmend krevatin ty?

Denoncuesi: Po s’e përmende atë?

Auditi: Ma gjej, ku e ke të regjistruar?

(Regjistrim nga mbledhja)

Auditi: Jam i detyruar ligjërisht ta verifikoj falsifikimin.

Denoncuesi: Pse mo Alban, sot e more vesh këtë gjë ti?

Auditi: Ku ta merrsha vesh unë? Në krevat? Nuk kam thënë krevat unë, se nuk jam bastard, të dal nga profesioni. Të thashë, mos i ofendo titullarët!

Drini ka fituar të drejtën edhe në gjykatë dhe për këtë falenderon pasqyrimin e problematikës, që iu bë nga emisioni “Stop”.

Denoncuesi: Së pari, para se të them lajmin e mire do doja t’ju falenderoja si staf njëherë për punën e palodhur për të nxjerrë në dritë të drejtë e shkarkimit tim nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, ku më në fund pas disa seancave gjyqësore në Korçë, në bazë të materialeve që depozituam nga emisioni Stop, zbardhi dhe gjykata vendimin për largimin të padrejtë nga puna për mua. Ju falenderoj shumë dhe gjithçka jua dedikoj ju, e cila ishte një punë e palodhur nga ana juaj, por që më në fund zbardhi atë të vërtetë që unë kam kërkuar që të dilte në dritë!

Marrë nga Klan 

pogradec

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj