6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Mediengruppe, Metsola ka thënë se përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe që duhet lejuar të përdoren kundër shënjestrave në Rusi.
BRUKSEL- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e mbështet përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës, teksa mbrohet kundër pushtimit rus, dhe ka thënë se Gjermania duhet t’i dërgojë shpejt sistemet e veta të raketave me rreze të gjatë, Taurus, drejt Kievit.
Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Mediengruppe, Metsola ka thënë se përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe që duhet lejuar të përdoren kundër shënjestrave në Rusi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, social-demokrat, ka kundërshtuar ashpër dërgimin e sistemit Taurus në Ukrainë. Partnerët e tij të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit, janë në favor të dërgimit të raketave në Kiev.
Diskutimet për raketa janë aktualizuar në ditët e fundit pasi Shtetet e Bashkuara është raportuar t’i kenë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur raketat amerikane ATACMS për të sulmuar Rusinë. Raketat e këtij sistemi mund të sulmojnë një shënjestër deri në 300 kilometra larg. Sistemet gjermane Taurus mund të sulmojnë një shënjestër deri në 500 kilometra largësi. Sipas Metsolas, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka thënë me të drejtë se Ukraina nuk mund të presë pafundësisht për ndihmë efektive ushtarake, sepse në Perëndim vazhdimisht ka zgjedhje, derisa ukrainasit vdesin çdo ditë në luftë.
“Është alarmante që Rusia po përshkallëzon luftën dhe po intensifikon sulmet me raketa, të cilat tashmë kanë shkaktuar shumë viktima”, ka thënë ajo.
Të enjten, Rusia e ka lëshuar një raketë balistike me rreze të mesme në rajonin Dnjipro të Ukrainës dhe ka paralajmëruar që sulme të tilla mund të shënjestrojnë edhe perëndimin e Evropës. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Foto ilustruese TURQIA- Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, janë shkarkuar nga detyra pasi u dë...
Foto ilustruese ITALIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nole, provincën e Torinos në Itali nga ku raportohet se kryefa...
Foto ilustruese BRITANI- Media britanike "The Telegraph" shkruan se Mbretëria e Bashkuar po përgatit një skemë të ngjash...
Komisionarja evropiane, Ylva Johansson, dhe ministrat e Brendshëm të Rumanisë, Hungarisë. Bullgarisë dhe Austrisë, gjatë ko...
Scott Bessent SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha përmes një deklarate të premten se do të emërojë financierin ...
Foto ilustruese SHBA- Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infrastrukturës kibernetike të Shteteve të Ba...
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un RUSI- Moska furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajrore në këmbim të dislokimit të...
Matt Gaetz SHBA- Ish ligjvënësi Matt Gaetz tha në një intervistë të premten se nuk do të marrë mandatin për K...
SERBI- Borko Stefanoviç, ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, e ka cilësuar si “akt kriminal” sul...
Viktor Orban RUSI- Kryeministri Viktor Orban i ka bërë sot thirrje Perëndimit që të mos minimizojë kërcënimet e pa...