Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë që pronari i lokalit është proceduar penalisht dhe një tjetër person i përfshirë në konflikt është shpallur në kërkim.
KORÇË- Dinamika e sherrit masiv në Korçë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal është zbardhur. Mësohet se 10 personat që janë konflikuar në lokal mbrëmjen e kaluar janë vënë në pranga të gjithë. Ndërkohë që pronari i lokalit është proceduar penalisht dhe një tjetër person i përfshirë në konflikt është shpallur në kërkim.
Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që të gjithë akuzohen për plagosje me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje si dhe deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore. Nga sherri të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur 2 persona me thikë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas. Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:
-D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta";
-P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç, S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L. 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Maksim Çela ANGLI- Ushtari i Aldo Bares, Maksim Çela ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike, për b...
Dhimitër Anagnosti TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagno...
Klajdi Zhilla TIRANË- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla....
foto ilustruese TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë...
Mevlan Shanaj TIRANË- Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit. Me anë të një...
Foto Ilustruese TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja d...
TIRANË- Regjisori dhe artisti i popullit shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta në orët e para të m&eum...
Dhimiter Anagnosti TIRANË- Regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta ditën e sotme. Mjeshtri i filmave ...
Pamje nga vendi i ngjarjes KORÇË- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me sherrin e regjistruar mbrëmjen e sotme e cila agravoi...
Pamjet nga vendi i ngjarjes KORÇË- Ky është lokali ku është regjistruar mbrëmjen e sotme sherri mes dy grupeve të...