LIVE UPDATES
Aktualitet

Shifrat rrëzojnë koncesionin! Lekaj-Fier, financat e koncesionarit nuk justifikojnë investimin “320 mln euro”

Nëse shohim bilancet e kompanive që do të ndërtojnë rrugën, ajo që kryeson është Fusha shpk, e cila në vitin 2020 dhe 2019 raportonte të ardhura në vlerën e 3 miliardë lekë, ndërsa fitimi i kompanisë nuk arrin më shumë se 150 – 200 milionë lekë në vit, apo rreth 2 mln euro.

7 Dhjetor 2022, 19:35 Nga k.m.
Shifrat rrëzojnë koncesionin! Lekaj-Fier, financat e koncesionarit nuk
Foto ilustruese

Rruga Lekaj – Fier do të jepet me koncesion për 35 vite tek 8 subjekte, por si do të financohet ajo? Shumën prej 320 milionë eurosh që kompanitë kanë deklaruar, por a janë në gjendje ato të marrin një kredi të tillë? Nëse shohim bilancet e kompanive që do të ndërtojnë rrugën, ajo që kryeson është Fusha shpk, e cila në vitin 2020 dhe 2019 raportonte të ardhura në vlerën e 3 miliardë lekë, ndërsa fitimi i kompanisë nuk arrin më shumë se 150 – 200 milionë lekë në vit, apo rreth 2 mln euro.

Ndërkohë kompania tjetër Agbes Construction raporton në total aktive prej 1.8 milairdë lekësh, ndërsa fitimi në vlerën e 183 milionë lekëve në 2020-ën. Albavia kompania tjetër raporton një total aktivesh prej 1.6 miliardë lekësh, ndërsa fitimi në 2020-ën arriti në 63,8 milionë lekë. Kompania Kupa raporton të ardhura në nivelin e 743 milionë lekëve në 2020-ën, ndërsa fitimi për këtë periudhë është në 24 milionë lekë, ndërsa në 2019-ën kjo kompani ka rezultuar me humbje.

Ante Group raporton të ardhura në nivelin e 1 miliardë lekëve, ndërsa fitimi për 2020-ën ishte 78 milionë lekë. Klodioda ndërkohë raporton të ardhura në nivelin e 46 milionë lekëve për 2019-ën, ndërsa fitimi është në nivelin e 12 milionë lekëve. Altea Geostudio raporton xhiro vjetore në 181 milionë lekë, ndërsa fitim para tatimit në nivelin e 11.7 milionë lekëve.

Sphaera në 2020-ën raportonte xhiro në nivelin e 22 milionë lekëve, ndërsa fitimi ishte në 678 mijë lekë dhe ka një fitim të pashpërndarë prej 38 milionë lekësh.

Këto 8 kompanitë me të ardhurat që kanë raportuar në vitin 2020 nuk kalojnë nivelin e 8.7 miliardë lekëve së bashku, ose 70 milionë euro, ndërsa rrugës i duhet një financim prej 38 miliardë lekësh ose 320 milionë euro.

Fitimet e tyre të periudhës së bashku apo gjendja e parave që kanë në dispozicion është në nivelin e 560 milionë lekëve apo 4 milionë eurove.

Në këto kushte ato duhet t’i drejtohen bankave tregtare për të financuar investimin në rrugën Lekaj – Fier. Por a do të kreditojnë bankat këtë grup kompanish që së bashku bëjnë 4 milionë euro fitime. Në një rast të ngjashëm, për rrugën Milot-Balldre, koncesionari dështoi sepse asnjë bankë nuk pranoi ta kreditonte.

Qeveria pranoi dështimin për këtë rrugë dhe e anuloi koncesionin 260 milionë euro dhënë një kompanie me bilance financiare modeste. Por ndërkohë në kushtet kur normat e interesit po pësojnë një rritje të konsiderueshme në të gjithë botën, një kredi tregtare e këtyre kompanive pothuajse do ta dyfishonte vlerën e investimit.

Dhe kështu koncesionari justifikon 35 vitet e mbajtjes së rrugës, pasi llogarit shlyerjen e investimit, por edhe fitimin që duhet të krijojë, ndërsa shteti i vë garanci për 8 vitet e para./TopChannel

rruga lekaj-fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj