17 Dhjetor 2024, 11:15
Nga M.B
Foto nga arrestimi
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për shitjen e lëndës narkotike ekstazis në ish-Bllok. Bëhet me dije se në pranga përfunduan Ergis N., Drin V., Kristofor P., Mario Ç të cilët punonin si gazetarë në një portal lajmesh.
Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Mësohet se gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera. Ekstazia dyshohet se sigurohej përmes Kosovës dhe Serbisë dhe shitej 10 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.
Njoftimi:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar "Drug party". Arrestohen 4 shtetas. Sekuestrohen 300 tableta të dyshuara narkotike ekstazi (MDMA).
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Drug party".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në rrugën "Pjetër Bogdani", shtetasit e larpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA).
Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit E. N., në rrugën "Pjetër Bogdani", u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
tirana
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 11:05
r.ll
arma
KAMËZ- Një 15-vjeçar është vënë në pranga sot në Kamëz, pasi ka kanosur me armë zjarri bashl&...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 10:38
N.F
Durres
DURRËS- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardh...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 10:10
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 09:49
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 08:52
N.F
Aksidenti
BERAT- Një aksident është regjistruar mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja mësohet...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 09:00
r.ll
GJKKO
TIRANË- Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar 27 pasuri të Kreshnik Budlla e Erneo ...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashiko...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 22:49
ZH.LL
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri thotë se hetimi ndaj inceneratorit të Tiranës ka qenë i ngadaltë dhe kaotik....
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 22:43
Klodiana Lala
TIRANË- Në hetimet që po zhvillohen në Greqi duke u përdorur edhe bisedat në SKY ECC, ka rezultuar se jan&...
Aktualitet
16 Dhjetor 2024, 22:42
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simak...