15 Shkurt 2025, 13:37
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 54-vjeçar taksisit është arrestuar nga policia pasi shpërndante kokainë në kryeqytet. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë Ilir Biçi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Njoftimoi i Policisë:
DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër shpërndarjes së lëndeve narkotike kokainë e kanabis. Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti” Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari.
Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” . Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 13:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 13:16
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi ...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 12:51
M.B
Sammy Miri
GJERMANI- Sammy Miri, bosi i klanit të rrezikshëm "Miri", ka dalë në gjyq në Gjermani ku mbërriti nën ma...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 12:20
E. D
pamje nga vendngjarja
BREZOVICË- Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Gj...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 12:04
M.B
Irini Shehu
DIBRA- Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu u shkarkua dje nga detyra pasi dyshohet se dhunoi shefin e Financës s...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 11:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim perosnin e dyshuar, me inicialet R. B., për veprën penale ...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 10:44
E. D
fotot ilustruese
GRAMSH- Një 39 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge &eu...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 10:04
E. D
pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Megi Xhetani është 20-vjeçarja që mbeti viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas m...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 09:34
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike nga Gjyka...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 09:27
M.B
Automjeti
LIBRAZHD- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik ndodhur pas mesnatës në aksin Prrenjas-Librazhd. Mëso...