Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shkak akuzat e Bardhit dhe bisedat në Sky Ecc? Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit zbarkon në Shkodër, lë disa porosi për drejtuesit
Mësohet se Bizhga ka mbërritur që në orët e mëngjesit duke ndarë fillimisht një kafe në mjediset e FNSH dhe më pas ka vijuar takimit në policinë e Shkodrës me drejtorin Edmond Sulaj, zëvendës drejtorët dhe shefin e komisariatit.
14 Shtator 2024, 13:15Nga M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, zhvilloi sot një takim informal në policinë vendore të Shkodrës. Mësohet se Bizhga ka mbërritur që në orët e mëngjesit duke ndarë fillimisht një kafe në mjediset e FNSH dhe më pas ka vijuar takimit në policinë e Shkodrës me drejtorin Edmond Sulaj, zëvendës drejtorët dhe shefin e komisariatit.
Kjo vizitë e Bizhgës vjen menjëherë pas akuzave të kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit ndaj drejtorit Sulaj se ky i fundit u zgjodh pa meritë. Ndërkohë, mësohet se Bizhga ka kërkuar që të ketë një vëmendje të shtuar për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër duke qenë se kohët e fundit ka patur disa të tilla.
Po ashtu ai kërkoi luftimin ndaj bandave kriminale dhe individëve kriminal për të mos toleruar në asnjë moment, kujdes më i madh edhe në kontrollin e territorit në gjithë hapësirën e qarkut Shkodër, kryesisht në qendrat e banuara për të shmangur çdo lloj problematike si dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike.