LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkimi i Nanos, Lala: Dyshoj se lidhet me zhdukjen e Martinajt, dikë ka shkelur në kallo

Ajo shtoi më tej se para se Nano të shkarkohej ka pasur edhe debate që lidhen me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt.

31 Gusht 2022, 15:52 Nga F.M
Shkarkimi i Nanos, Lala: Dyshoj se lidhet me zhdukjen e Martinajt, dikë ka
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin nga qeveria të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lala tha se dyshon që Gledis Nano ka shkelur dikë në kallo përderisa nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në policinë e shtetit, për ta pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Ajo shtoi më tej se para se Nano të shkarkohej ka pasur edhe debate që lidhen me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt. Lala shtoi më tej se shkarkimi i Nanos në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, shkarkimi i tij lidhet me zhdukjen e Martinajt.

“Zoti Nano ka shkelur diku, në një pikë nevralgjike që i erdhi shkarkimi. Nëse Nano nuk i kishte përmbushur objektivat, a nuk i ka përmbushur edhe ministri i Brendshëm, objektivat?. Nëse nuk pastrohet policia nga kriminelët dhe militantët, problemi do të mbetet i njëjtë për policinë pavarësisht emrit të drejtorit të ri. Për zotin Nano kam menduar se mund të sillte një frymë të re në policinë e shtetit. Kam menduar se nga mbështetja që vinte nga ndërkombëtarët ai mund të sillte një ndryshim. Por kam gabuar, se nuk kam marrë në konsideratë politikën shqiptare, që ia pret kokën atyre që tentojnë të ngrihen mbi palët. Pavarësisht se kishte një lloj sigurie nga ndërkombëtarët, kam harruar se politika për interesat e veta, e nxjerr jashtë loje politikën ndërkombëtare. Ka pasur debate, edhe lidhur me hetimin që lidhet me Ervis Martinaj. Unë jam e prirur si gazetare të shkojë përtej. Ne nuk patëm mundësi të shihnim realisht se ç’ishte në gjendje të bënte Gledis Nano. Pa u mbushur 11 muaj, ai nuk kishte përfunduar emërimet e drejtorëve dhe rokadën në polici. Ishte në fazën kur po finalizonte largimin e zyrtarëve të policisë së lidhur me krimin dhe të korruptuar. Se ne kemi fakte. Kemi Jeton Lamin që shoqëronte Ervis Martinaj. Kishim ngjarjen e rëndë ku zyrtari i policisë teksa lëvizte me skaf goditi një vajzë të vogël në Potam. Unë besoj se Gledis Nano ka shkelur diku në kallo. Ne kemi pasur më herët ngjarje shumë të rënda. U vra Skerdilajd Konomi dhe nuk u shkarkua apo dorëhoq Drejtori i Përgjithshëm. Patëm kanabizim në kohën e zotit Çako, por ai nuk u largua. Me thënë të drejtën unë mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte mund të lidhet edhe me këtë pikë shkarkimi i Nanos. Nuk kam prova por unë dyshoj për këtë. Po të shikosh kemi nga njëra anë zhdukjen e Ervis Martinaj. Sapo flitet për zhdukjen e tij shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ka diçka përtej mënyrës sesi doli lajmi. Pati një arkitekt për mënyrën sesi po sillej me median për shkarkimin e zotit Nano,"- tha Lala ndër të tjera. 

 

gledis nano shkarkohet gledis nano klodiana lala

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty