LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkimi i Shvarc, Njuma: Presidenti kreu krim, jetojmë në një botë ku mençuria është plasur në burg

Gazetarja Beti Njuma ka komentuar vendimin e Presidentit Bajram Begaj për të shkarkuar nga detyra Edvin Shvarc.

26 Gusht 2022, 09:16 Nga A.B
Shkarkimi i Shvarc, Njuma: Presidenti kreu krim, jetojmë në një
Beti Njuma

TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka ndarë një shkrim që lidhet me vendimin e presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, Edvin Shvarc. Ajo shkruan se jetojnë në një botë politike ku dashuria nuk ka vend e ku njerëzit po bëjnë krime. Po ashtu, Njuma thekson se zyrtari më i lartë i shtetit, Begaj, ka kryer krim duke shkarkuar nga detyra Shvarc. Sipas gazetares, mëkati më i madh që ka kryer presidenti është se ka larguar nga puna një nga nënpunësit më të palodhur të shtetit e një person që ka profil të lartë politik e që i ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer vendit dhe 4 presidentëve paraardhës. 

POSTIMI I GAZETARES:

“Jetojmë në një botë politike, ku dashuria s’ka vend. Gjallojmë në kohë kur njerëzit krime bëjnë
dhe krimet fytyrë nuk kanë.” Sot zyrtari në krye të shtetit që nuk më nxë goja ta quaj president kreu një krim. Por ndryshe nga sa këndon Bob Dylan tek këto vargje të së famshmes “Botë Politike” krimi e ka një emër dhe fytyrë: Edvin Shvarc! Por jam e bindur që Bajram Begaj nuk e ka dëgjuar këngën e njohur të kantautorit dhe nobelistit të famshëm. E aq më pak ta dijë se ajo është përkthyer në shqip një dekadë më parë nga Edvin Shvarc, përkthyesi i njohur i atit po aq të njohur Robert Shvarc.

Edvin Shvarci që ç’është e vërteta nuk ka jetuar kurrë nën hijen e babait të tij, na e solli në shqip Dylan-in para se të fitonte Nobelin, ashtu sikundër ka sjellë në shqip edhe nobelistët e tjerë Eli Vizel apo Isak Bashevis Singer. Sigurisht që Presidenti ynë nuk i di këto, nuk i ka kënduar këta autorë e mbase as ato që ka përkthyer i ati Robert Shvarc sepse përndryshe do ish menduar dy herë për ta larguar nga puna me një motivacion qesharak.
Po nejse, mungesa e kulturës letrare është një faj i vogël në raport me mëkatet e mëdha të një ish ushtaraku që tani, pasi la tavllën tek Brryli (dhe kjo nuk është metaforë) merret me hallet e mëdha të shtetit.

Përkundrazi, mëkati i Bajramit tonë është edhe më i madh! Ai ka larguar nga puna një nga nëpunësit më të aftë të shtetit shqiptar, një nga punëtorët më të palodhur, një nga njerëzit më të përkorë që i ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer 4 presidentëve të tjerë aspak anonimë në popull e me një profil shumë të lartë politik. Ish student dhjetori, Edvin Shvarc ka përfunduar me rezultatet të larta për letërsi të krahasuar në një nga universitetet më të mira amerikane, Brooklin College of the City University of Neë York dhe për çudi, Bajrami ynë pas gati dy dekadave në Presidencë e ka shkarkuar sepse nuk ka konvertuar diplomën e shkollës në Amerikë. Turp! Turp më të madh nuk mund të ketë!

Të largosh nga puna njeriun që ka shërbyer me devotshmëri duke drejtuar zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe Komunikimin e Protokollin në Presidencë në një kohë kur profesionistët po i largohen vendit është një luks që Begaj nuk duhej t’ia lejonte vetes.

Të gjithë presidentët e mëparshëm kanë punuar me Edvin Shvarcin dhe ky ka qenë një privilegj për vetë krerët e shtetit! Dhe po e mbyll sërish me Botën Politike të Dylan:

“Jetojmë në një botë politike,
ku mençuria është plasur në burg,
në qeli kalbet dhe si dreqi është keqdrejtuar
pa i lënë mundësi askujt të gjejë rrugën e duhur.” Sidoqoftë miq ky lajm nuk më pikëllon. Edvin Shvarci do ta gjejë shumë shpejt vendin që i takon, ashtu sikundër jam e bindur që pas Presidencës, Bajrami do t’i kthehet tavllës tek Brryli!

Shkarkimi i Shvarc nga detyra solli reagime të shumta nga gazetarë e njerëz të njohur të politikës e medias. Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.

beti njuma edvin shvarc

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj