4 Nëntor 2023, 09:21
Nga A.B
Nikoll Deda
TIRANË- Pezullohet nga detyra, Kryetari i Urdhrit të Stomatologut në Tiranë, Nikoll Deda. Ai e mbante këtë post edhe pse i kishte përfunduar mandati, ndaj Policia është urdhëruar të zbatojë vendimin e togave të zeza për pezullimin e tij.
Për Nikoll Dedën ishte depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës dhe bëhet me dije se pas një pune hetimore disamujore, 68 vjeçari është pezulluar nga detyra.
Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues. Madje, edhe pse me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, Nikoll Deda ka shkarkuar një punonjës padrejtësisht.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Election". Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik". Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
nikoll deda
Aktualitet
4 Nëntor 2023, 09:12
A.B
Reshjet
TIRANË- Shqipëria u godit një ditë më parë nga stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Eu...
Aktualitet
4 Nëntor 2023, 08:57
A.B
Problemet
TIRANË- Gjatë natës u zhbllokua rruga edhe në vendet e njohura si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “...
Aktualitet
4 Nëntor 2023, 08:28
a.l
Dibër
DIBËR- Gjatë mbrëmjes, Qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar proble...
Aktualitet
4 Nëntor 2023, 07:57
a.l
Moti foto ilustruese
TIRANË- Dje vendi ynë u godit nga stuhia 'Ciaran' e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Ev...
Aktualitet
4 Nëntor 2023, 07:52
a.l
Turistët
PËRMET- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes ka bërë që lumi në Kanionin e Langar...
Aktualitet
4 Nëntor 2023, 07:44
a.l
Moti
TIRANË- Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të paqëndruehsme duke bërë q&...
Aktualitet
3 Nëntor 2023, 14:56
a.l
Mark Zuckerberg shtrohet në spital
TIRANË- Shefi Ekzekutiv i platformës ‘Meta’, Mark Zuckerberg iu nënshtrua një opera...
Aktualitet
3 Nëntor 2023, 23:00
I.A
Lisa Franchetti
TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka uruar Admiralen Lisa Franchetti, e ...
Aktualitet
3 Nëntor 2023, 22:58
I.A
KAVAJË- Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e të premtes rastin e fëmijëve në fshatin Bukaq të Kavajës, t&eum...
Aktualitet
3 Nëntor 2023, 22:54
I.A
Life Hoxhaj
LEZHË- Life Hoxhaj, një banore në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, tregon se në Gusht 2023 kaloi nj...