Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas mediave italiane, grupi dyshohet për një sërë vjedhjesh në banesa dhe për përvetësimin e sendeve të çmuara, me një dëm që vlerësohet rreth 200 mijë euro.
ITALI- Policia italiane ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Padova, duke arrestuar katër shtetas shqiptarë të dyshuar si pjesë e një grupi të specializuar në vjedhje, të njohur si “skifterët”. Të arrestuarit u ndaluan teksa ktheheshin nga një grabitje e fundit e kryer në zonën e Pordenones.
Sipas mediave italiane, grupi dyshohet për një sërë vjedhjesh në banesa dhe për përvetësimin e sendeve të çmuara, me një dëm që vlerësohet rreth 200 mijë euro. Gjatë kontrolleve në një apartament të marrë me qira, ku grupi fshihte sendet e vjedhura, autoritetet zbuluan bizhuteri të shumta floriri, ora luksoze, para cash dhe mjete të përdorura për thyerje.
Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit kishin profile të ndryshme kriminale:
25-vjeçari, pa precedentë penalë më parë, tentoi të largohej për t’iu shmangur arrestimit. Ai jetonte në Itali që prej vitit 2018.
35-vjeçari, rezident në Itali që nga viti 2005, ishte dënuar më herët në vitin 2012 për vjedhje, si edhe në 2023 për armëmbajtje pa leje dhe posedim të mjeteve të vjedhjes.
34-vjeçari kishte disa arrestime të mëparshme në vitet 2023 dhe 2024 për vjedhje dhe rezultonte i kërkuar nga Prokuroria e Teramos për një tjetër rast të grabitjes me thyerje.
36-vjeçari, me disa dënime në vitet 2011, 2013 dhe 2021, ishte gjithashtu i kërkuar për një vendim prej dy vitesh e gjysmë burg në lidhje me rreth 40 vjedhje në rajonin Tri-Veneto.
Materialet e sekuestruara u morën në cilësinë e provave, ndërsa të katër të arrestuarit janë dërguar në paraburgimin e Pordenones, ku pritet të dalin për masë sigurie dhe më pas të përballen me akuzat për vjedhje të organizuar./ Dosja.al
Foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur...
Afrim Krasniqi SKOCI- Një shtetas shqiptar që vepronte si ndërmjetës për një grup të strukturuar kriminal në Skoci ...
Foto ilustruese Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të ...
Gazetaret e Radios Evropa e Lirë KOSOVË- Bashkimi Evropian në Kosovë i ka shpërblyer gazetaret e Radios Evropa e Lirë me nj&e...
permbytjet ne pogradec POGRADEC- Reshjet intensive në Pogradec kanë krijuar probleme në disa pallate. Bëhet me dije se si pas...
Afrim Krasniqi SKOCI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i punësuar nga një bandë kriminale për aftësitë e tij n&e...
foto ilustruese TIRANË- Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbyll...
foto ilustruese DURRËS- 14-vjeçari i cili plagosin bashkëmoshatarin e tij në Durrës ka dhënë dëshmin&e...
sendet e vjedhura ITALI- Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për vjedhje t...