LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Shkoi për të peshkuar me vëllain dhe 33-vjeçarin në Durrës, 40-vjeçarin e merr rryma e detit, polumbarët e RENEA-s nisin kërkimet

40-vjeçari së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

25 Shkurt 2024, 19:11 Nga N.F
EMRI/ Shkoi për të peshkuar me vëllain dhe 33-vjeçarin
Foto ilustruese

DURRËS- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Durrës ku një 40-vjeçar ka rënë në det. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 17:15 në Porto Romano. 40-vjeçari Aurel Ndoni së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit. Policia gjithashtu ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

durres peshkim renea

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil