LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shkuam për aksident, por njoftova ngjarje kriminale"/ Zbardhet rrëfimi i policit për masakrën e Dobraçit: Si na iku Ibrahim Lici

Do të duheshin disa minuta dhe konstatimi i vrimave të plumbave në “Benz”-in e zi, për të kuptuar se nuk kishin të bënin me një aksident por me një ngjarje të rëndë kriminale.

28 Janar 2025, 15:41 Nga Elton Qyno
"Shkuam për aksident, por njoftova ngjarje kriminale"/ Zbardhet
Dobraç

TIRANË - Është zbardhur dëshmia e njërit prej punonjësve të policisë “Shqiponja” në Shkodër, i cili ishte i pranishëm në çastet e para pas ndodhjes së masakrës së “Dobraçit”, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

Viktor Logu, ka treguar se kishin shkuar në vendin e ngjarjes pas njoftimit për një aksident të rëndë dhe jo për një ngjarje kriminale.

Do të duheshin disa minuta dhe konstatimi i vrimave të plumbave në “Benz”-in e zi, për të kuptuar se nuk kishin të bënin me një aksident por me një ngjarje të rëndë kriminale.

“…Në kohën kur ne kishim mbërritur në vendin e ngjarjes i raportoj Sallës së Komandimit DVP-Shkodër se, nuk kemi të bëjmë me një aksident rrugorë por kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale me përdorim të armëve të zjarrit…”- ka rrëfyer tek oficerët e AMP-së, Viktor Logu.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes, Logu u arrestua nga AMP-ja së bashku me tre kolegët e tij, Julian Stërkaj, Marte Martini dhe Blerim Kurmekaj, pasi nuk kishin kryer veprimin e shoqërimit të personit që dyshohet se ishte i kërkuari, Ibrahim Lici.

Por sipas Viktor Logut, shoqërimi i tij nuk është kryer pasi ai dhe kolegët e tij kishin menduar se ai ishte një person i rastit që po ndihmonte të plagosurit. Logu ka treguar se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancë.

Logu, ka treguar se në vendngjarje ka pasur dhe persona të tjerë dhe asnjëri prej tyre nuk është shoqëruar, pasi disa minuta më pas ai dhe kolegët e tij, janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes për të ngritur një postbllok në dalje të Shkodrës, tek “Kisha e Zojës”.

Situatën në vendngjarje, e ka marrë policia kriminale dhe prokuroria, ndërsa nuk ka asnjë rrethanë se si u largua nga vendngjarja, personi i dyshuar si Ibrahim Lici.

Në dëshminë e tij punonjësi i policisë Shkodër ka treguar se:

“Më 30 tetor 2024, kam qenë i planizuar me shërbim në qytet nga ora 14:00 deri në ora 22:00 dhe rreth orës 15:45 minuta, kemi dëgjuar në radio nga Salla e Komandimit e DVP-Shkodër, se ka ndodhë një aksident rrugor tek SMT-ja, me dëme në persona. Ne menjëherë kemi lëvizur nga vendi i shërbimit i kryqëzimit “Kirasit” në drejtim të rrotondos së “Dobraçit”, për t’i ardhur në ndihmë qarkullimit rrugor. Pasi kemi shkuar në vendin e ngjarjes, kemi zbritur nga automjeti dhe kemi konstatuar një automjet të tipit “Benz” me ngjyrë të zezë me targa të huaja, i cili kishte dalë nga rruga dhe përplasur me një shtyllë dhe mur. Në një distancë rreth 4 metra nga automjeti, në rrugë ishte i rrëzuar një motor. Në vendin e ngjarjes kemi konstatuar tre persona të shtrirë në tokë, ku dy ishin të seksit mashkull dhe një ishte e seksit femër një burrë i moshës më të vjetër kishte akoma shenja jete, ndërsa, dy tjerët nuk kishin reagime. Më pas, kemi shikuar automjetin dhe brenda mjetit kemi konstatuar një person, i cili ishte pasagjer në vendin e parë, i cili kishte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishte disa persona të tjerë. Sqaroj se para nesh në vendin e ngjarjes ishin oficerët e qarkullimit rrugor Indrit Neziri, Përparim Papa dhe Rrok Frroku, të cilët po lironin drejtimin e rrugës nga lëvizja e mjeteve. Gjatë kohës që unë po shikoja personin e shtrirë në tokë nëse kishte shenja jete, në afërsi tij kam konstatuar një person të ulur afër një personi të shtrirë në tokë, të cilin unë nuk e kam identifikuar se kush ishte. Por thjesht kam menduar se po i jepte ndihmë personit të shtrirë në tokë. Gjithashtu, aty afër kam konstatuar një grua në këmbë dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i kam njohur…”.

Më tej Logu ka sqaruar se thënë se: “…Sqaroj se, në shërbim kam qenë me oficerët e policisë Blerim Kurmekaj përgjegjës Juljan Sterkaj Shofer dhe Marte Martini. Në kohën kur ne kishim mbërritur në vendin e ngjarjes i raportoj Sallës së Komandimit DVP-Shkodër se, nuk kemi të bëjmë me një aksident rrugor, por kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale me përdorim te armëve të zjarrit…”.

Në këto momente Logu ka treguar se më pas e ka thërritur Blerim Kurmekaj dhe i ka thënë “bëj bllokimin e automjeteve që mos të futen në vendin e ngjarjes dhe vendos shiritin për kufizimin dhe ruajtjen e vendit të ngjarjes”.

“…Unë kam dalë me shërbim tek “5 Heronjtë” duke ju dhënë drejtim në rrugën e unazës që mos të futej në vendin e ngjarjes deri sa kanë ardhur shërbimet e tjera. Kur ka ardhur shërbimi i patrullës së përgjithshme, unë kam ardhur përsëri në vendin e ngjarjes ku jam takuar me kolegët dhe kemi lëvizur pikë kontrolli tek “Kisha e Zojës” në dalje të qytetit, ku kemi qëndruar deri në ora 22:00 minuta. Sqaroj se unë kam kryer vetëm këto detyra në vendin e ngjarjes, kam ndaluar automjetet që të hynin në vendin e ngjarjes dhe kam vendosur shiritin kufizues dhe ruajtjes së vendit të ngjarjes…”.

Ndërsa momentin e Ibrahim Licit, punonjësi i policisë e shpjegon kështu duke pohuar se:

“…ishte një person i ulur në tokë dhe po i jepte ndihmë personit të shtrirë në tokë, që ishte afër me automjetin e ndaluar. Nuk kam shoqëruar personat dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe as bllokuar vendin e ngjarjes, por kam vendosur shiritin dhe bllokimin e rrugës tek kryqëzimi, për mos bllokuar vendin e ngjarjes. Sqaroj se, në fillim e kam konstatuar këtë person të ulur në tokë, dhe sikur po i jepje ndihmë personit të dëmtuar dhe shtrirë në tokë dhe unë kam lëvizur bllokuar rrugën tek kryqëzimi për mos hyrjen e automjeteve në vendin e ngjarjes. Unë nuk e kam konstatuar këtë gjë, pasi nuk isha prezent tek vendi i ngjarjes më pas. Nuk kemi identifikuar asnjë person…”./Ora News

ibrahim lici masakra e dobracit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj