LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoferi i autobusit Tiranë- Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

Denoncuesi, Agim Mema ka biseduar në rrjete sociale me shoferin Shpëtim Kola. Bisedat kanë filluar në muajin prill 2025. Agimi e pyet se çfarë do të bëhet me pasaportën e tij, teksa shoferi i përgjigjet se “më kanë vjedhur çantën megjithë lekë e pasaporta. Ik denoncojë dhe nxirr tjetrën.

13 Qershor 2025, 21:28 Nga r.ll
Shoferi i autobusit Tiranë- Athinë i merr 800 euro për vulë
foto ilustruese

TIRANË- Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet të paguash gjobë 1200 euro, se ke shkelur ditët e qëndrimit në Greqi.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Agim Mema, i cili thotë se shoferi që i ka marrë 800 euro quhet Shpëtim Kola. Ai thotë se qytetari ishte në Greqi dhe shoferi i merrte përsipër vulosjen pa qenë i pranishëm vetë, kundrejt parave.

Ai thotë se me shoferin e ka lidhur një miku i tij që i ka thënë se “mbaron punë”. “Unë isha emigrant dhe s’doja të vija në Shqipëri dhe pagova 800 euro që të qëndroja edhe 3 muaj më shumë. I dhashë pasaportën dhe ma ktheu pas disa javësh. Më tha se tani s’ke asnjë problem mund të qëndrosh. Ai tha se kështu bëjnë të gjitha. Unë s’kisha letra ndaj, dhe punoja ku të mundja” pohon qytetari.

Më tej shton se, ai pagoi 800 euro dhe duhet të paguajë edhe 1.200 euro të tjera. “Ku t’i gjej. Tani unë as iki dot, ngela këtu dhe punoj kamarier në Durrës me pagë të vogël. Kam familje për të mbajtur dhe më mori në qafë” thotë ai.

Denoncuesi, Agim Mema ka biseduar në rrjete sociale me shoferin Shpëtim Kola. Bisedat kanë filluar në muajin prill 2025. Agimi e pyet se çfarë do të bëhet me pasaportën e tij, teksa shoferi i përgjigjet se “më kanë vjedhur çantën megjithë lekë e pasaporta. Ik denoncojë dhe nxirr tjetrën. T’i jap unë lekët se s’kam çfarë të bëj”.

Më pas e pyet se çfarë u bë, teksa ai i përgjigjet se “duro se e jotja u gjet më duket”. Shoferi i thotë Agimit që të rrijë i qetë se do të përgjigjet ai për çdo gjë. Agimi i kërkon me ngulm që t’i nisë pasaportën te vendi ku ndodhej emigrant në Greqi, ndërkohë shoferi i thotë se “do të ta nis, do të përgjigjem unë”.

Agimi i shkruan se “sa lekë deshe të çova 800”. Ai i përgjigjet se nuk është problemi askund dhe do t’i dërgojë pasaportën. Ndërkohë, në datën 1 maj 2025, pasi Agimi ka marrë pasaportën, e pyet shoferin për problemin që hasi në doganë. Shoferi i autobusit i shkruan se “mua s’më ka bërë vaki, se po të ishte se kishte problem kjo, të mbanin brenda”.

Agimi i dërgon edhe foton e pasaportës me vulën dhe sipër saj një kryq. Shpëtimi i shkruan se “po ta kishte false do të mbanin brenda o shok, atë e ke të rregullt”.

Ndërkohë, Agimi i dërgon më pas edhe fletën e gjobës prej 1.200 eurosh. Ai i thotë se “ik nesër ankimoje se je në rregull. I thuaj më kanë kthyer”. Shoferi këmbëngul se nëse do të ishte false do ta mbanin brenda, teksa i shkruan se “paske qenë ters, grindje që në fillim”. Agimi i pyet se për çfarë arsye e vunë gjobën, ndërsa ai i përgjigjet se “e ke të rregullt, kontrolloje ku të duash”. Në fund, shoferi i shkruan Agimit se “ta kam thënë, ashtu e nise me luftë, ashtu përfundoj”.

Ndërkohë, qytetari e merr në telefon shoferin. Shoferi i thotë se “vetëm me ty më ndodhi kjo gjë”. Sipas tij, ai e ka vulosur në doganë dhe se çdo gjë është e saktë. “Nëse do të kishte probleme vula, do të akuzonin për falsifikim. E ke të saktë. Nuk e di përse ta kanë vënë gjobën” i thotë ai. Qytetari i kërkon mbrapsht pagesën e bërë, ndërsa ai i thotë se do të flasin dhe i mbyll telefonin.

Denoncuesi ka edhe biseda me personin me emrin Armand, i cili është ndërlidhësi i të dyve. Bisedat fillojnë para se ai të jepte lekë. Armandi i shkruan se “e bën, 650 me një vulë, 800 me dy vula si te greku si te shqiptari”. Më tej i thotë se po deshe sa më shpejt se është ai që bën turnin, mendoje dhe më trego dhe ai, shoferi, mban përgjegjësi për çdo gjë”.

Pasi Agimi ka marrë gjobën në kufi, i shkruan sërish Armandit! Agimi e pyet që të flasë me Shpëtimin, shoferin, dhe t’i kthejnë paratë. Armandi i shkruan se “o shoku, lekët i ka marr ai jo unë. Ai thotë të fusë avokat se të ishte false do e kishin futur brenda. Ai e bën çdo ditë këtë punë dhe si ka dalë asnjë problem. Si të paska dalë ty”.

Ndërkohë, Armandi i shkruan Agimi se “i është tekur atij në doganë, duke të vënë gjobë ty kot, ç’faj ka ai tjetri”. Agimi e pyet se përse e vunë gjobën dhe nëse Armandi ka folur me shoferin. “Nuk ka arsye më tha, ndiqe me avokat më thanë atë ditë se s’dinë gjë”. Agimi i shkruan se nuk kap avokat, por të flasë me shoferin dhe t’i kthejnë 1200 euro. Armandi i përgjigjet se “merrja atij që të them unë. Ai thotë nuk kthej lekë mbrapsht se është bërë puna tamam. I pari je ti që i del problem”./Top Channel

agim mema

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj