Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
Sipas policisë gjermane, kamioni me targa greke u ndal fillimisht në pikën kufitare për një kontroll rutinë, gjatë të cilit u konstatuan probleme serioze teknike.
GJERMANI-Një shofer shqiptar 24-vjeçar është proceduar nga autoritetet gjermane pasi injoroi urdhrin e policisë për të mos vijuar udhëtimin me një kamion që kishte defekte të rënda teknike, duke shkaktuar më pas edhe një aksident në autostradën A93, pranë Kiefersfelden.
Sipas policisë gjermane, kamioni me targa greke u ndal fillimisht në pikën kufitare për një kontroll rutinë, gjatë të cilit u konstatuan probleme serioze teknike. Inspektimi zbuloi një sërë defektesh, përfshirë xhamin e përparmë të plasaritur, sistem ndriçimi pjesërisht jashtë funksionit, elementë të pasiguruar të kabinës dhe probleme të shumta në rimorkio, si bulona të liruar në rrota, gomë të dëmtuar, ngarkesë të pafiksuar siç duhet dhe amortizatorë ajri të konsumuar.
Për shkak të gjendjes së mjetit, autoritetet ndaluan vazhdimin e udhëtimit, sekuestruan targat e kamionit dhe i vendosën drejtuesit një garanci financiare për procedurat administrative. Ekspertët vlerësuan se rimorkioja nuk ishte më ekonomikisht e riparueshme. Megjithatë, një ditë më vonë, policia konstatoi se kamioni ishte larguar nga vendi ku ishte bllokuar. Pas kërkimeve, mjeti u gjet në një tjetër parking të autostradës, pa targa dhe me dëmtime të reja në pjesën e pasme.
Fillimisht, 24-vjeçari mohoi të ishte përfshirë në ndonjë aksident, por më pas pranoi se kishte goditur një barrierë metalike gjatë një manovre mbrapa dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa njoftuar autoritetet. Dëmet materiale të shkaktuara në barrierë llogariten në disa mijëra euro. Me urdhër të Prokurorisë, ndaj shoferit është vendosur një tjetër garanci financiare për largim nga vendi i aksidentit, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se shkeljet do të trajtohen si të kryera me dashje, pasi ai shpërfilli ndalimin e qarkullimit, çka pritet t’i sjellë një gjobë edhe më të rëndë./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se...
Pamje gjatë protestës TIRANË- Media italiane RAI i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar këtë të enjte p...
Pamje TIRANA- Numri i qytetarëve të cilët janë shoqëruar nga policia, në lidhje me protestën e cila u zhvillua ditë...
Foto ilustruese VLORË- Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti me skaf pasditen e kësaj të enjteje në Vlo...
Foto ilustruse POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar ka ndërruar jetë. B&eu...
Pamje TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të Kuvendit...
Gjin Kolbucaj SHBA- Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat, ICE, ka arrestuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerik&eu...
Foto KOSOVA- Gati katër vjet pasi dhjetëra gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë serbë u larguan nga i...
Pamje TIRANA- Protesta e ditës së sotme para Parlamentit, e cila përfundoi në përplasje mes policisë dhe protestuesve ka ngri...
Vlorë VLORË - Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlore, ku një pushues ka mbetu...