LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shok, do kryhet nesër” Vrasja e Liridona Ademajt! ZBARDHEN mesazhet tronditëse mes Naim Murselit dhe ekzekutorit. 475 mijë € borxhe dhe sigurimi jetësor i vikitmës në qendër të hetimit

Prokurorja Javorka Perlinçeviq paraqiti para trupit gjykues serinë e komunikimeve të vazhdueshme që Murseli dhe Plava kanë pasur disa ditë para ngjarjes tragjike.

24 Nëntor 2025, 12:43 Nga M.L
“Shok, do kryhet nesër” Vrasja e Liridona Ademajt! ZBARDHEN
Liridona Ademaj, Naim Murseli

KOSOVANë Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua sot një tjetër seancë për çështjen e vrasjes së Liridona Ademajt, ku bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe Granit Plava po përballen me drejtësinë. Prokuroria prezantoi prova të reja që, sipas saj, lidhin drejtpërdrejt Murselin me ekzekutorin e dyshuar.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq paraqiti para trupit gjykues serinë e komunikimeve të vazhdueshme që Murseli dhe Plava kanë pasur disa ditë para ngjarjes tragjike. Ajo bëri të ditur edhe faktin se natën e vrasjes, Plava ndodhej në të njëjtin restorant ku darkonte Murseli së bashku me familjen.

Sipas prokurorisë, Plava ka paguar faturën e tij, është larguar i pari dhe është ulur në automjet, ku më pas ka pritur Naim Murselin e familjen e tij, duke nisur t’i ndjekë menjëherë pas largimit të tyre nga restoranti.

Në seancë u bë e ditur po ashtu se është gjetur gëzhoja e plumbit me të cilin është qëlluar Liridona, e cila do të administrohet si provë materiale.

Prokurorja foli edhe për borxhet e konsiderueshme që, sipas hetimit, kishte Naim Murseli, si dhe raportoi para gjykatës përgjigjen e ardhur nga autoritetet suedeze lidhur me sigurimin jetësor të viktimës.

PJESË NGA FJALA:

“Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.

I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë.

Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas.

Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave.

369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro“, ka thënë ajo.

Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë prokurorja./ Dosja.al

gjykata themelore e prishtinës vrasja e liridona ademajt naim murseli granit plava

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj