Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.
HIMARË-Një shtetas gjerman dhe 3 shqiptarë nga Kosova janë arrestuar në Dhërmi, pasi shpërndanë drogë në një festival në Dhërmi. Në pranga kanë përfunduar shtetasit, Altin Boshnjaku, A.B, Arten Preveza, David Neumann.
Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.
Në kuadër të operacionit “ION”, Policia ka sekuestruar sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, mjete që shërbenin për ndarjen e drogave, në doza, si dhe 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga shitja e dozave të drogave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dhërmi, Himarë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “ION”. Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të finalizuara në nivel qarku, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza. Shitën doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali që u zhvillua në Dhërmi, arrestohen 4 shtetas që vepronin si grup kriminal (3 të arrestuar, kosovarë, i arrestuari tjetër, gjerman).
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, mjete që shërbenin për ndarjen e drogave, në doza, si dhe 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga shitja e dozave të drogave. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Vlorës, për mbarëvajtjen e aktiviteteve argëtuese që zhvillohen në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë siguruar informacion për disa shtetas që vepronin si grup, për të shitur doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali, në Dhërmi.
Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “ION”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policinë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali, dhe bënë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve:
A. B., 33 vjeç, banues në Gjakovë, A. B., 31 vjeç, banues në Gjakovë, A. P., 39 vjeç, banues në Prishtinë dhe D. N., 43 vjeç, banues në Gjermani.
Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.
Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ambulance BURREL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel. Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërru...
pamje nga operacioni ITALI-Një megaoperacion policor i Antimafias dhe Antiterrorit italian në bashkëpunim me Guarda di Finanza ka çua...
Rakip Suli TIRANË- Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Kallëzimi është kryer nga banorët e Kamz&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës...
foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Hekurudha Shkodër-Vorë pranë stacionit të Ishmit është përfshirë ditën ...
Policia MAT-Ergys Kërtuka është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi 31-vjeçari dyshohet se ka mbajtur peng nj&eu...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Një makin&eu...
Foto ilustruese SHQIPËRI- Dita e sotme ka shënuar nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024 në të gjithë vendin. Ajo çf...
Dhuna TIRANË- Ka ndryshuar akuza për anëtarët e fisit Rraja të cilët akuzohen si autorë të dhunës ndaj Bilbil ...
Laert Keka TIRANË- Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeç...