Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë.
KAVAJË- Një operacion antidrogë është finalizuar në qytetin e Kavajës. Konkretisht policia e Kavajës në bashkëpunim me atë të Durrësit dhe forcat "Shqiponja" kanë finalizuar operacionin “Winter” për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Si rezultat i operacionit në pranga janë vënë 13 persona, 1 është vendosur në hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Këta persona shisnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë, në bashkëpunim dhe individualisht.
Personat e arrestuar janë: Renaldo Gjondeda, Rudi Dimni, Elion Danai, Rexhep Lushka, Ramazan Kola, Alesio Shaba, Rei Shaba, Endri Meçja, Besnik Belba, Serxho Abazi, Kujtim Veizi, Bardhyl Dumullaku dhe Arben Xhihani.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Winter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Shitnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë, në bashkëpunim dhe individualisht, identifikohen 15 shtetas. Vihen në pranga 13 prej tyre, 1 vihet në hetim, tjetri shpallet në kërkim.
Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash.
Gjithashtu, sekuestrohen 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, strukturat e DVP Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Winter”, gjatë të cilit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetas, si më poshtë:
Renaldo Gjondeda
Rudi Dimni
Elion Danai
Rexhep Lushka
Ramazan Kola
Alesio Shaba
Rei Shaba
Endri Meçja
Besnik Belba
Serxho Abazi
Kujtim Veizi
Bardhyl Dumullaku
Arben Xhihani
Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë;
3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
safet bajri TIRANË- Safet Bajri do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
foto ilustruese TIRANË- Klientët e sistemit bankar kryen më shumë se një milion depozitime të parasë në bankomate v...
Foto ilustruese TIRANË- Në “Indeksin Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronës 2024”, Shqipëria renditet e 8...
Foto ilustruese TIRANA- Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në mosh&...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave a...
Foto ilustruese MALI I ZI- Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se rrezikon të marrë fonde nga Plani i Rritjes nëse nuk t&eum...
Foto ilustruese BELGJIKA- Media britanike "The Telegraph" ka publikuar një artikull që fokusohet te lufta e kontrabandistëve shqiptar&e...
Foto ilustruese ZVICRA- Një shqiptar zejtar në dukje i zakonshëm duket se ka bërë një jetë të dyfishtë si "bos...
Arben Çipa SARANDA-37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Çipa alias Sotir &Cc...
Safet Bajri TIRANË- Safet Bajri dhe dy të dyshuarti e tjerë Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të paraqiten në Gjykatë...