LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqetësim në rritje për paditë ndaj gazetarëve/ VOA: Përdoren nga politikanë apo individë të krimit si presion ndaj tyre që të tërhiqen nga investigime të caktuara

Sipas njohësve të fushës juridike këto padi synojnë t’i frenojnë gazetarët në misionin e tyre, duke dëmtuar transparencën dhe llogaridhënien publike.

10 Nëntor 2024, 18:45 Nga r.ll
Shqetësim në rritje për paditë ndaj gazetarëve/ VOA:
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtare me qëllim marrjen e masave të nevojshme bazuar në direktivën e BE mbi paditë strategjike kundër pjesmarrjes publike, ose siç quhen ndryshe SLAPP.

Sipas njohësve të fushës juridike ato synojnë t’i frenojnë gazetarët në misionin e tyre, duke dëmtuar transparencën dhe llogaridhënien publike. Gjatë 3 viteve të fundit, paditë ndaj gazetarëve në gjykatë u rritën me afro dy herë. Kjo u vecua shqetësuese edhe në progress-raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë. Nga ana tjetër zyrtarët thonë se janë vënë në lëvizje për ta vënë në zbatim direktivën anti-SLAPP të BE. Në pranverë të këtij viti BE miratoi një direktivë kundër padive SLAPP, për të mbrojtur personat që angazhohen në pjesëmarrjen publike nga paditë keqdashëse.

Edhe Këshilli i Europës miratoi një rekomandim për këtë qëllim. Këto padi po përdoren gjithnjë e më shumë nga politikanë të lartë, zyrtarë përfaqësues të bizneseve apo dhe individë me lidhje kriminale si forma presioni ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqëseuesve të shoqërisë civile me qëllim që ata të tërhiqen nga investigime të ndryshme të ngjarjeve me sfond korruptiv, të paligjshëm apo kriminal.

Në vitin 2023 në gjykatat e vendit ndaj gazetarëve u ngritën 73 padi nga 42 një vit më parë. Aktualisht qendra Respublica, që ofron ndihmë juridike falas për ta gjatë viteve të fundit, po ndjek rreth 50 raste të tilla në gjykata. Përveç një padie, kjo qendër i ka fituar të gjitha çështjet në shkallë të parë dhe proceset vijonë në apel. Por në mungesë të një kuadri ligjor gjyqtarët aktualisht e kanë të pamundur t’i konsiderojnë ose jo padi SLAPP. Avokati Dorian Matlija ka një qasje personale nisur nga përvoja.

“Ato konsiderohen të tilla kur shihet që shanset që të fitohen në gjykatë janë thuajse zero, sepse janë absurde në vetvete për argumentat që ngrenë, por kanë efektin negativ që trembin gazetarët me shifra të larta që kërkohen për dëmshpërblime. Gjithashtu i deligjitimon ata duke vënë në pikëpyetje lajmin apo besueshmërinë e tyre dhe sigurisht u merr gazetarëve dhe kohën. Grupime të fuqishme politike apo biznese të fuqishme kanë të gjitha mundësitë t’i ndjekin këto çështje dhe të vazhdojnë t’i tërheqin “zvarrë” gazetarët nëpër gjyqe të gjata.”- thotë për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i qendrës Respublica.

Zoti Matlija thotë se paditësit janë politikanë të lartë, shumica nga mazhoranca, përfaqësues të bizneseve dhe nëpunës zyrtarë. Ai argumenton se paditësit nuk tërhiqen edhe pse në mjaft raste prokuroria e posaçme zbulon afera korruptive për të cilat kanë shkruar gazetarët që ai mbron në gjykatë.

Në udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës që u miratua nga qeveria shqiptare në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të përgatitjes për negociatat me BE, është specifikuar se autoritetet zyrtare do të punojnë për të përafruar direktivën e BE-së anti-SLAPP me legjislacionin shqiptar.

Direktiva sugjeron disa masa si: përjashtimin e hershëm në gjykatë të padive të pabaza, mbulimin e shpenzimeve nga pala paditëse kur proçesi rezulton i pabazuar, detyrimin e paditësit për të provuar se padia është e justifikuar, vendosjen e penaliteteve nga gjykata ndaj atyre që iniciojnë padi keqdashëse, apo dhe ndihmë juridike falas për gazetarët.

Por përfaqësues të shoqërisë civile vërejnë se procesi në vend është kompleks, duke marrë në konsideratë dhe mangësitë në trupën e gjyqtarëve për shkak të procesit të vetting-ut.

“Ekspertët tanë ligjorë që kanë bërë vlerësimin fillestar të hapësirave dhe mungesave që ne kemi aktualisht në këtë drejtim argumentojnë që procesi është shumë sfidues. Në këtë kuadër është shumë e nevojshme që të nisë herët dhe të jetë sa më gjithpërfshirës”- shprehet për Zërin e Amerikës Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim.

Edhe Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa sugjeron një proces të shpejtë gjyqësor të gazetarëve në gjykata, pasi tejzgjatja e dëmton punën e tyre, argumenton ai.

“Gjykatat tona, proceset që kanë të bëjnë me gazetarët nuk mund t’i mbajnë në kalendat e tyre. Duhet të krijohet mundësia që këto procese në trancparencë të plotë të përfundohen konform legjislacionit shqiptar dhe të bëhen shembuj që reflektohen me qëndrime reaguese nga institucionet apo personat që ngrenë padi të pabazuara ndaj gazetarëve”- argumenton Z. Çipa.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i tha Zërit të Amerikës, se një grup i posaçëm pune, ka nisur analizën e rasteve konkrete të padive SLAPP në gjykata ndaj gazetarëve për të parë tipologjinë, nga vijnë dhe si janë vendimet e gjykatave për to. Z. Manja konfirmoi se përafrimi i direktivës së BE me legjislacionin në vend ka nisur edhe pse afati final në udhërrëfyes është viti 2027. Sipas tij mendohet të ndërhyhet në dy aspekte.

“Po t’i referohesh direktivës një nga masat anti - SLAPP është dhe mundësia që duhet t’i jepet gjyqësorit që t’i refuzojë këto padi që në momentin e parë. Kjo kërkon patjetër ndryshime në Kodin e Procedurës Civile. Gazetarët në rastin e padive strategjike kundër pjesmarrjes publike, ( SLAPP) konsiderohen viktima. Edhe në këtë rast do duhet të ketë një incentivë që ka të bëjë me mbrojtjen juridike, ndihmën juridike falas. Këtë e ofron ligji për ndihmën juridike falas. Do duhet të ndryshohet edhe ky ligj. Me këto kemi filluar nga puna që tani”- thotë Ministri i drejtësisë Ulsi Manja.

Por Zoti Matlija drejtor i qendrës Respublica, ndalet edhe në një tjetër moment që lidhet me dekriminalizimin e shpifjes pasi gjysma e padive që ai ndjek në gjykatë janë penale dhe jo civile. Kodi Penal parashikon gjobë deri në 3 milion lekë, për shpifje.

“Një pjesë e mirë e padive SLAPP janë ato që gjykohen në gjykatat penale jo në gjykatat civile. Gazetarët nuk përballen me dëmshpërblime, por me dënime. Gjoba nuk është shumë e lartë, por problemi më i madh është që mbetet në dëshminë e penalitetit të gazetarit, si një person i dënuar. Kjo është kritikuar dhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut”- vijon Z. Matlija.

Ministri i Drejtësisë i tha Zërit të Amerikës se po punohet për një kod të ri penal që synon të reflektojë 61 direktiva të BE. Dekriminalizimi i shpifjes do marrë vëmendje të posaçme thotë Z. Manja.

“Qasja jonë është pozitive për ta përafruar Kodin Penal me standardet më të mira të BE. Pse jo Shqipëria, kur të miratohet kodi i ri penal ta ketë edhe shpifjen të dekriminalizuar. Ka instrumenta të tjerë juridikë për t’u mbrojtur ndaj shpifjes dhe cënimit të personalitetit. Një proces gjyqësor civil edhe në rastin e shpifjes, kur pretendohet për cënim të dinjitetit personal, familjar apo tregtar, ka mjete të tjera juridike për ta rivendosur të drejtën e shkelur edhe në rastin kur këto subjekte janë gazetarë.”- sqaron Ministri Manja.

Por një nga momentet kyçe kur bëhet fjalë për paditë strategjike kundër pjesmarrjes publike, lidhet me trajnimin e gjyqtarëve, që gjithashtu përfshihet në direktivën e BE. Komiteti shqiptar i Helsinkit e çmon të rëndësishëm këtë element.

“Besoj që ka nevojë për trajnime të mirëfillëta të gjyqtarëve, nga ekspertë të cilët janë marrë me paditë SLAPP në vende të tjera, qoftë të rajonit, në Shqipëri apo dhe në vendet e BE, pasi ky nuk është një fenomen shqiptar por global.”- thotë Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Në Shqipëri BE ka zhvilluar disa seanca të posaçme për trajnimin e gjyqtarëve në lidhje me lirinë e shprehjes. Ndërsa në mesin e nëntorit në Bruksel pritet një seancë trajnimi e posaçme në lidhje me paditë SLAPP, me pjesmarrjen edhe të përfaqësuesve të sistemit gjyqësor shqiptar. Ky moment shënon një hap të ri mbi përpjekjet europiane në këtë drejtim, çka pritet të reflektohet më pas edhe në Shqipëri./VOA

padite ndaj gazetareve

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje