LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri, shqetësim për rënien e vazhdueshme të lindjeve në 3 dekada, VOA flet me nënat: Terreni s'është komod për ne

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT.

10 Prill 2023, 18:42 Nga k.m.
Shqipëri, shqetësim për rënien e vazhdueshme të
Foto ilustruese

Në Shqipëri, lindjet vijonë të bien në mënyrë të vazhueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë. Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa me qëllim për të rritur numrin e lindjeve në vend, por studiuesit mendojnë se ato janë të pamjaftueshme dhe se ende mbetet punë për të bërë. Zëri i Amerikës bisedoi me nëna që i kanë sfiduar këto statistika dhe që përpiqen të ngrihen mbi pengesat që hasin në rritjen e fëmijëve.

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese. Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Një nënë e re nga Tropoja Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësië dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre.

“Terreni ku jetojmë nuk është komod për një nënë të re, që të kesh një familje të madhe, t’i dedikoshesh vetes dhe të krijosh të ardhura. Familja e madhe do kushte, do ekonomi të mirë për t’i rritur fëmijët dhe për t’i shkolluar. Por dhe për veten si një grua, si një nënë të ndjehesh e realizuar. Kjo është kosto, është lodhje, është stërmundim,”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Ajlin është juriste në kadastrën e qytetit të Tropojës dhe bashkëshorti, Alfredi mësues i edukimit fizik. Ata prej vitesh kanë ndërtuar një bazë ekonomike të qëndrueshme, që mbështetet kryesisht nga dhënia me qera e disa rezidencave, në zotërim të tyre, për të huajt që vizitojnë alpet. Arsimin e lartë, Ajlin e ka kryer duke rritur fëmijët. ndërkohë që ata vinin në jetë njëri pas tjetrit. Në këtë proçes të bukur dhe të vështirë ajo thotë se ka patur mbështetjen e familjes së saj dhe të bashkëshortit. Diçka po lëviz në ndihmë të grave me qëllim rritjen e lindshmërisë thotë ajo për Zërin e Amerikës, por sërish mbetet shumë punë për të bërë.

“Nuk është e thjeshtë, sepse të jesh një nënë me 7 fëmijë, të jesh dhe në punë nuk është e lehtë, sepse përtej 8 orëve në punë duhet të kujdesesh dhe për fëmijët kur kthehesh në shtëpi, por dhe për veten. Favorizimin më të madh nënat e kanë derisa fëmija të bëhet një vjeç. Më pas nuk ke asnjë favorizim, as për punën dhe për asgjë tjetër”- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Sociologët e shohin rënien e lindshmërisë në vend të lidhur me një sërë faktorësh, duke nisur që nga forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, fokusimi i tyre drejt arritjeve profesionale dhe karrierës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i rreth 200 mijë shtetasve në dekadën e fundit, pasiguritë ekonomike të çifteve apo përdorimi i substancave narkotike, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ekspertët shohin me shqetësim se gratë në zonat rurale kanë më pak akses në marrjen e disa shërbimeve që ndikojnë në lindshmëri.

“Ka raste të catuara kur gratë dhe vajzat në zonat rurale e kanë pak të vështirë qasjen në shërbime. Dhe në ato raste kur ofrohen shërbime, kanë mungesë informacioni të shërbimeve që janë për to. Nuk kanë informacion në lidhje me kujdesin për shtatzaninë, për edukimin e fëmijëve, kujdesin prindëror apo prindërimin pozitiv. Është një moment kur dhe shërbimet duhet të shkojnë direkt tek përfituesi në ambjentin ku ato ndodhen”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësit Social.

Drejtoresha e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë Eliona Demaliaj, e sheh rënien e lindshmërisë të lidhur me disa faktorë, ku kryesorja mbetet sipas saj, ndryshimi i koncepteve për jetën tek të rinjtë, si dhe dëshira e tyre në rritje për t’i dhënë fëmijës më shumë mundësi ekonomike.

“Mosha e vendosjes për të krijuar familje është rritur. Vajzat arsimohen më shumë, kanë dëshirë më të madhe për të bërë karierë. Kjo bën që lindjen e parë ato ta bëjnë në një moshë pak më të madhe. Kjo në mënyrë direkte dhe indirekte bën që dhe numri i fëmijëve që ato vendosin për të patur në familjen e tyre të jetë më vogël se i nënave apo gjysheve të tyre”- tha për Zërin e Amerikës Eliona Demaliaj, Drejtore e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Autoritetet kanë shtuar përpjekjet gjatë viteve të fundit për të stimuluar lindjet në vend. Që prej vitit 2019, çdo nënë që sjell në jetë fëmijën e parë përfiton një bonus prej 40 mijë lekësh, dhe ky bonus rritet në mënyrë progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 1200 lekë, e kështu më radhë. Aktualisht këtë bonus e kanë përfituar rreth 160 mijë fëmijë, përfshirë dhe ata që kanë lindur jashtë vendit, dhe janë regjistruar në Shqipëri. Por gjatë këshillimit kombëtar autoritetet thane, se lindi nevoja për disa ndërhyrje të reja në mbështetje të një pjese të grave të papuna më fëmijë.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që ne të mbështesnim nënat e papuna të cilat kanë 3 fëmijë të mitur, deri në moshën 18 vjeç. Politika e qeverisë ishte pikërisht kjo, që ta mbështesnim nënën me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që një nënë gjatë periudhës së rritjes së fëmijës, kur fëmija i vogël është nën 5 vjeç të mbështetet nga shteti me këto pagesa, për të bërë të mundur që në periudhën e pensionit ajo të ketë të paguara të gjitha sigurimet. Këto njihen si vite pune”- u shpreh për Zërin e Amerikës Denada Seferi, Zv Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Megjithë përpjekjet e qeverisë për të rritur lindjet në vend ato kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Ajlin Alfredaj, nëna e re me 7 fëmijë mendon se përtej bonuseve financiare, për të rritur lindshmërinë ka rëndësi dhe fuqizimi ekonomik i gruas në tërësi, që do ta bënte atë të sigurt sipas saj për të sjellë në jetë fëmijë.

“Duhet të bëhet më shumë në aspektin e fuqizimit ekonomik tek gratë , që ato të jenë të pavarura, përmes kurseve profesionale, me punë të ndryshme që ato të mos marrin vetëm bonusin, por të rriten nga ana profesionale dhe të kenë mundësi të mbajnë veten e tyre. Kjo është ndihma më e madhe”- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri shihet nga ekspertët si mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Autorietet kanë raportuar disa politika ndihmëse ndaj tyre, kryesisht në përfitimin e fondeve për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve, por përparimi është ende i ulët kur bëhet fjalë për gratë si drejtuese. Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet europiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh. Këto statistika sipas ekpertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proçeset demografike ndaj dhe masat e ndërmara, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj