Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
SHQIPËRI- Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
Sipas raportit të EUAA-së në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37. Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime.
Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje. Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.
Ndërkohë sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin përgjatë vitit 2023, nga shtetasit shqiptarë u paraqitën gjithsej 9,145 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të EUAA-së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti kështë në vende si Franca, Italia dhe Gjermania.
Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptaërve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar. Ndërkohë këtë vit nurmi i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoriteteve britanike është në shifra të papërfillshme.
Marrë nga VOA
foto ilustruese LUSHNJË- Arrestohet për vjedhje një 22-vjeçar në Lushnjë. Mësohet se 22-vjeçari E.D ë...
foto ilustruese KORÇË- Procedohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër në Korçë. Më...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen tre persona dhe procedohen dy të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mëso...
Të arrestuarit TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me...
Foto ilustruese TIRANA- Vijon të shtyhet afati për publikimin e rezultateve të CENS-it të popullsisë dhe banesave. Publikimi ...
Aldorjana Loshi TIRANË - Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 28-vjecarin Endri Nika, të dashurin e efektives Aldorjana Loshi e cila i dha ...
Foto ilustruese TIRANË - Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punë...
Droga Fier- Lidhur me rastin e dy ditëve më oarë ku në Fier u arrestua efektivi i policisë Lorenc Gropa, i cili ishte i ...
Foto ilustruese RRËSHEN - Gjergj Hila, 62-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Rrëshen, pasi akuzohet p&e...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Aleksandër Moisiu&rdq...