LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar

Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.

19 Qershor 2023, 16:33 Nga k.m.
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë
Foto ilustruese

Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është bërë një sfidë për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të mungesës së vendeve për aplikime për viza, por edhe për shkak të shkallës së lartë të refuzimit, e cila në vitet e fundit është rritur. Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen. Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative.

Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.

Megjithatë, një vizë Shengen, ndonëse e lëshuar ekskluzivisht vetëm nga anëtarët e Zonës Shengen, i jep mbajtësit të saj mundësinë për të udhëtuar në 17 vende të tjera të botës, shumica e tyre në Europë, të cilat nuk janë pjesë e zonës pa kufij.

Faqja zyrtare e vizave Schengen, ka zgjedhur pesë nga këto vende, të cilat janë destinacioni i përsosur për ju për të kaluar pushimet tuaja verore, nëse tashmë keni kaluar periudhën e lejuar në Shengen.

Shqipëria vend kandidat për në Bashkimin Europian, i vendosur në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore, e ka politikën e vizave në përputhje me atë të BE-së, por megjithatë, qëndrimi i një turisti në Shqipëri, nuk llogaritet në periudhën totale të lejueshme të qëndrimit në zonën Shengen me vizë afatshkurtër. Si rezultat, turistët mund të hyjnë në Shqipëri me një vizë të tillë, dhe të qëndroni deri në 90 ditë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më të lira në Europë, dhe ka një vijë bregdetare 450 km të gjatë. Është i njohur mirë për plazheve mahnitëse, shumë prej të cilave janë të fshehura jashtë rrugëve kryesore, peizazhet natyrore të larmishme, që të lë pa frymë, si dhe vendet historike, si vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit dhe Gjirokastrës.

Bullgaria është një vend anëtar i BE-së, por nuk i është bashkuar ende Shengenit dhe si e tillë, lejon hyrjen për udhëtarët, që kanë viza Shengen. Qëndrimi në këtë vend nuk llogaritet në totalin e qëndrimit në Shengen. 2023 mund të jetë viti i fundit, që dikush mund të vizitojë Bullgarinë me një vizë Shengen, pasi vendi është në fund të procesit për t’u bashkuar me zonën pa kufij.

Një tjetër vend kandidat për në BE, që ka përafruar politikën e vizave me bllokun, është Mali i Zi. Vendi ndan një kufi me Shqipërinë, kështu që mund të vizitohen lehtësisht të dyja vendet, në një udhëtim. Qytetet bregdetare karakterizohen me rrugë të ngushta, sheshe të bukura, arkitekturë të lashtë, plazhe me rërë dhe një jetë nate plot gjallëri. Disa nga qytetet më të famshme janë Kotorri, Budva, Perast dhe Shën Stefan.


Mjaft e habitshme, por Meksika lejon hyrjen për mbajtësit e vizave Shengen, pa i detyruar ata të marrin vizë turistike shtesë.

Megjithëse mjaft larg nga Europa, Meksika është një destinacion, që ia vlen të vizitohet, veçanërisht për udhëtarët që e duan stinën e verës, pasi vendi është shtëpia e disa prej plazheve me famë botërore si Cancún, Tulum, Isla Mujeres, Cozumel dhe La Paz. Turqia gjithashtu synon të bëhet vend anëtar i BE-së në të ardhmen. Megjithatë, të vizitosh Turqinë me vizë Shengen, është pak më e ndërlikuar, pasi lejon hyrjen e shtetasve nga një numër i kufizuar vendesh, madje edhe ata duhet të pajisen me vizë elektronike.

Turqia u ofron turistëve një shumëllojshmëri të gjerë akomodimesh, nga hotelet e mëdha, që mirëpresin qindra turistë në të njëjtën kohë, te shtëpitë më të vogla dhe hotelet familjare. Vendi është i rrethuar nga shumë dete dhe njihet për mikpritjen dhe ushqimet e shijshme. / Schengen Visa Info

zona shengen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj