LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025

Ndryshe nga vendet e pasura si Zvicra dhe Norvegjia, ku çmimet e larta shoqërohen me paga dhe fuqi blerëse shumë më të larta, në Shqipëri ky nivel çmimesh ka një peshë më të rëndë në buxhetet familjare.

30 Qershor 2026, 07:19 Nga D.S
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta
Foto ilustruese

TIRANË- Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë mesataren e Bashkimit Europian, por tashmë jemi vendi i tretë më i shtrenjtë në Europë për prodhimet blegtorale.

Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara së fundmi, çmimet qumështit dhe bulmetrave në Shqipëri ishin 135.6 për qind e mesatares së BE në vitin 2025 (BE27=100), pothuajse në të njëjtin nivel me Norvegjinë, me 135.7 për qind.

Shqipëria dhe Norvegjia renditen në kryer për nivelin e lartë të çmimeve në këtë grup produktesh, pas Zvicrës, e cila kryeson me indeksin 144 % e mesatares së BE-së, si vendi më i shtrenjtë në kontinent.

Shqipëria ka pasur veçanërisht një rritje të fortë gjatë katër viteve të fundit. Indeksi nga 112.3 në vitin 2022 arriti në 135.6 vitin e kaluar, duke bërë që çmimet e qumështit dhe vezëve të jenë 36% më të larta se mesatarja e BE-së.

Krahasimi me rajonin e bën diferencën edhe më të dukshme. Serbia kishte indeks 107.1 të mesatares së BE në vitin 2025, Kroacia 111.2, Mali i Zi me 95% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina 92 dhe Maqedonia e Veriut 89.6, me çmime ende më të lira se BE-ja.

Ndryshe nga vendet e pasura si Zvicra dhe Norvegjia, ku çmimet e larta shoqërohen me paga dhe fuqi blerëse shumë më të larta, në Shqipëri ky nivel çmimesh ka një peshë më të rëndë në buxhetet familjare. Kjo është veçanërisht e ndjeshme sepse qumështi, nënproduktet e tij dhe vezët janë pjesë e shportës ushqimore bazë dhe lidhen me mbarëvajtjen e shëndetit si te të rinjtë dhe të moshuarit.

Problemi nuk është vetëm se Shqipëria është më e shtrenjtë se rajoni dhe shumica e Europës, por se diferenca me mesataren europiane është zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit.

Në vitin 2022 Shqipëria ishte ne mesin e 13 vendeve më çmimin më të lartë të bulmetit në Europë, në vitin 2024 ishte e pesta dhe në 2025 u rendit e dyta.

Tkurrja e numrit të krerëve të blegtorisë, kostot e larta të ushqimit për kafshët, dhe varësia nga importet për një pjesë të inputeve, kanë rritur presionin mbi çmimet. Teksa prodhimi shënoi rënie të fortë, nga ana tjetër kërkesa për bulmet u rrit nga flukset e turistëve.

Emigracioni dhe plakja e popullsisë në zonat rurale kanë ndikuar në rënien e fortë të krerëve. Në dekadën fundit sektori i blegtorisë është përgjysmuar. Por edhe fermat aktuale rrezikohen më tej pasi harmonizimi me standardet e BE-së kërkon investime që shumë ferma të vogla aktualisht nuk kanë mundësi t’i përballojnë, duke e bërë sektorin të brishtë dhe produktet më të shtrenjta.

Jo vetëm qumështi është më i shtrenjtë. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n. /Monitor.al

ushqime cmimet e larta

Sondazh

Poll

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik