Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
UEVP shkruan se kjo marrëveshje vendos Shqipërinë në rrugën e duhur drejt përafrimit me standardet europiane, duke krijuar një sistem të gjurmueshëm, të sigurt dhe të mbështetur ligjërisht për mikroçipimin dhe pasaportimin e qenve dhe maceve.
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar se Shqipëria ka hyrë në hartën europiane të identifikimit të kafshëve. Resuli shton se ky zhvillim historik për Shqipërinë është përshëndetur zyrtarisht nga një prej organizatave më të fuqishme të mjekëve veterinarë në Europë.
Ai thekson se Unioni Europian i Veterinerëve të Praktikës, UEVP ka vlerësuar si një hap madhor dhe strategjik marrëveshjen mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të shoqërimit.
UEVP shkruan se kjo marrëveshje vendos Shqipërinë në rrugën e duhur drejt përafrimit me standardet europiane, duke krijuar një sistem të gjurmueshëm, të sigurt dhe të mbështetur ligjërisht për mikroçipimin dhe pasaportimin e qenve dhe maceve. Vetëm veterinerë të licencuar do të kenë të drejtën të çipojnë dhe pasaportojnë.
Marrëveshja është firmosur më 30 prill 2025 nga presidenti i UPMVSH, Dr. Ervin Resuli, dhe drejtori i përgjithshëm i AKVMB, Sulejman Kulolli. Kjo marrëveshje parashikon që vetëm profesionistë të licencuar nga Urdhri do të kenë të drejtën ligjore të ushtrojnë këtë shërbim.
Ky sistem jo vetëm që garanton mirëqenie për kafshët, por mbron edhe shëndetin publik, duke ndihmuar në kontrollin e sëmundjeve të rrezikshme zoonotike si: tërbimi, lehismaniaza, echinokokoza dhe toksoplasmoza. Për UEVP-në, kjo marrëveshje është një shembull konkret i funksionimit të modelit europian në Shqipëri, ku Urdhri i Veterinerëve luan rolin e vet rregullator dhe garantues të standardeve të profesionit.

Petrit Malaj TIRANË- Aktori dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta...
Foto ilustruese BERAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në nj&eu...
Foto ilustruese DIBËR- Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se i vodhi çantën nj&...
Piro Milkani TIRANË- Regjizori i njohur shqiptar, Piro Milkani do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Familja e...
SHKODËR- Vihet në pranga i shpalluri në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit. Arlind Kajoshi është vë...
Foto ilustruese FIER- Një konflikt mes disa personash në Fier ka agravuar deri në përdorimin e sëpatës. Në lidhje me ngj...
Foto ilustruese KOSOVË- Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” do të nis sot me pjes&eu...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një person është vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë. Arrestimi i tij ka ardhu...
Foto ilustruese BERAT- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit ...
Foto ilustruese ANGLI- Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parre...