LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë

Në këtë letërgaranci dërguar gjykatës së Londrës, e cila mban firmën e drejtuesit të prokurorisë Lezhë, Erion Shehaj saktësohet lloji akuzës që do të ngrihet për Edmon Haxhinë.

11 Korrik 2024, 15:31 Nga r.ll
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve
ardian nikulaj dhe vrasesit

TIRANË- Prokuroria e Lezhës bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë,  kanë bërë një përpjekje të fundit për të qenë të suksesshëm në ekstradimin nga Anglia të Edmond Haxhisë, bashkë me katër britanikët e tjerë, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në këtë letërgaranci dërguar gjykatës së Londrës, e cila mban firmën e drejtuesit të prokurorisë Lezhë, Erion Shehaj saktësohet lloji akuzës që do të ngrihet për Edmon Haxhinë.

Ai dyshohet sipas kësaj prokurorie, të ketë patur rolin e organizatorit në vrasje, sikurse akuzohet se, është përfshirë në blerjen e motorit, përdorur në vrasje nga Ruben Saraiva më 19 Prill 2023.

“Lidhur me garancinë pika 4 me të cilën kërkohet garanci për z. Edmond Haxhia se nuk do të akuzohet për veprën penale të parashkruar nga neni 78/A, prokurorët e çështjes shprehen se me qëllim realizimin e  procesit të ekstradimit dhe parashtrimin e çështjes përpara Gjykatës Britanike edhe në përputhje me legjislacionin Britanik, japim garanci/ pëlqim, se nëse do të vendoset ekstradimi i tij, akuza që do të formulohet apo ngrihet ndaj tij, do të jetë e ndryshme nga “vrasje për gjakmarrje”.

Në kodin penal sanksionohet se “vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”. Shefi i akuzës së Lezhës i jep edhe një tjetër garanci gjykatës së ekstradimeve në Londër.

“Akuza nëse ndaj tij do të ushtrohet ndjekje penale do të jetë për një vepër penale ndryshe dhe që sipas legjislacionit shqiptarë mundëson lirimin përpara kohe me kusht”.

Në letërgaranci shpjegohet edhe skenari nëse gjykata nuk do të pajtohet me referimin e çështjes nga prokuroria të akuzës jo “vrasje për gjakmarrje. Prokuroria e Lezhës garanton apelimin në të gjitha instancat e apelit.

Kjo letërgaranci i jep përgjigje shqetësimit të avokatëve të Edmond Haxhisë, se nëse ai ekstradohet do të dënohet me burg përjetë pa të drejtë aplikimin e lirë me kusht dhe kjo binte ndesh me aktin britanik të ekstradimeve.

Ky shqetësim, ishte karta më e fortë bllokuese e ekstradimit të Edmond Haxhisë e mbështetur me ekspertizë ligjore, dhënë si dëshmi në gjykatën e ekstradimeve në Londër, nga ish-gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg Ledi Bianku.

Ky zhvillim me dërgimin e kësaj letre garancie e shton probabilitetin që vendimi gjykatës të Londrës më 30 Korrik,  të jetë në favor të kërkesës së shtetit shqiptarë kërkues i ekstradimit të Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman./Top Channel

ardian nikulaj prokuroria e lezhes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj