LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave/ Ekspertët: Shqetësuese, mungon vullneti politik dhe aktet nënligjore për të luftuar fenomenin!

Shqipëria është prej më shumë se dy vjetësh në listën gri të monitorimit ndërkombëtar sa i takon pastrimit të parave, dhe ky, sipas ekspertëve, është një sinjal mjaft shqetësues dhe një sfidë e vërtetë si në periudhë afatshkurtër edhe afatmesme.

13 Dhjetor 2022, 21:12 Nga DOSJA
Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave/
Ekspertë të ekonomisë dhe legjislacionit gjatë konferencës “Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri”.

TIRANË- “Pastrimi i parave të botës së krimit vazhdon në Shqipëri me ritme të konsiderueshme për shkak të tolerimit nga politika”. - Kështu pohuan sot në Tiranë ekspertë të ekonomisë dhe legjislacionit gjatë konferencës “Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri”.

Ata theksuan se mungesa e vullnetit politik po pengon përpjekjet në parandalimin e pastrimit të parave. Shqipëria është prej më shumë se dy vjetësh në listën gri të monitorimit ndërkombëtar sa i takon pastrimit të parave, dhe ky, sipas ekspertëve, është një sinjal mjaft shqetësues dhe një sfidë e vërtetë si në periudhë afatshkurtër edhe afatmesme. Në parandalimin e pastrimit të parave kanë rol shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, thotë Gjergj Vurmo i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, organizator i konferencës, por përgjegjësia kryesore për ndëshkimin e autorëve bie mbi institucionet shtetërore, por përkundër tyre, vërehet tolerimi i kësaj dukurie prej politikës.

“Nevojitet që zbatimi i ligjeve të jetë korrekt, i drejtë sipas frymës së ligjit, dhe pa ndërhyrje politike cilatdo qofshin. Politika e toleron këtë dukuri, madje ka raste që edhe e frymëzon, praktika këto që duhet të marrin fund”, thotë zoti Vurmo.

Drejtuesja e Qendrës Studimore Open Data Albania, Aranita Brahaj, thotë se paratë e aferave kriminale, para nga trafiku i narkotikëve dhe korrupsionit ende arrijnë të penetrojnë në Shqipëri për shkak të hapësirave ligjore të parregulluara. Sipas saj, ligji kërkon një regjistrim formal të pronarit përfundimtar, por nuk ka mundësi të vërtetojë integritetin e pronarëve të vërtetë, kur ato janë kompani guaskë dhe mund të përfitojnë kontrata publike, siç ka ndodhur në disa raste. Për më tepër, theksoi ajo, shumica socialiste ka gati projektin e radhës për amnisti fiskale pa rregulla të qarta bankare mbi burimin e parave, e cila ka rrezik të madh për ekonominë, klimën e biznesit dhe shtetin shqiptar.

“Vet drafti i amnistisë fiskale, nëse fillon realizohet dhe konkretizohet, ka një terminoli, një element dhe një faktor me shumë risk. Ai quhet personi që fiton statusin e rezidentit fiskal, që është një shtetas i huaj, i cili ka marrë përsipër të bëjë një lloj regjistrimi ekonomik në vendin tonë. Në çastin që mund të hyjë në fuqi amnistia fiskale, ky rezident i huaj tatimor në vendin tonë fiton të drejta shumë të mëdha edhe për të legalizuar pasurinë e tij, dhe pas pasurisë, pse jo edhe të drejta të tjera, që kanë të bëjnë me passportën dhe shtetësinë”, thotë zonja Brahaj.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se tashmë është rritur presioni i parave të pista mbi Shqipërinë, prandaj kritere tolerante dhe projekte të pasigurta si amnistia fiskale dhe ai për passportat e arta, forcuan bindjen se këtu mund të sillen para nga burime të dyshimta, dhe mund të legalizohen fare lehtë, duke sjellë rreziqe për ekonominë dhe klimën e biznesit. Drejtuesi i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se nga pikëpamja ligjore ka një përmirësim të masave formale, por ende mungojnë akte nënligjore për zbatimin faktik të tyre, gjë që flet për mungesën e vullnetit politik për të frenuar pastrimin e parave në Shqipëri.

“Është një pikëpyetje shumë e madhe çështja e vullnetit politik. Fakti që ka një zgjerim, intensifikim dhe sofistikim të korrupsionit si dhe të dukurisë së pastrimit të parave, ngrihen pikëpyetje të mëdha nëse ky vullnet politik ekziston në të gjithë segmentet e shtetit”, thotë zoti Preçi.

Studiuesit mendojnë se ligjet ekzistuese të përmirësuara sipas kërkesave të BE-së duhen zbatuar me përpikmëri, ndryshime ligjore duhet të mbyllin shtigjet, që ende mundësojnë pastrimin e parave, sidomos në sektorët e ndërtimeve dhe tregtisë.

Marrë nga VOA

pastrimi i parave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje