LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria pjesë e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor Dimërues

Censusi u zhvillua në 33 ligatina të Shqipërisë dhe në të u përfshinë 91 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura së bashku me 11 ekspertë të shpendëve, pjesë e organizatave joqeveritare.

27 Janar 2024, 19:35 Nga Pëllumb Sulo
Shqipëria pjesë e Censusit Ndërkombëtar të
Foto ilustruese

SHQIPËRIA- Përfundimet e Censusit të shpendëve ujor dimërues në Shqipëri, pjesë e Censusit Ndërkombëtar, zhvilluar më 13-14 janar në rreth 143 shtete të botës, tregoi se edhe këtë vit në ligatinat e Shqipërisë dimëruan një numër më i vogël i shpendëve ujor. Censusi u zhvillua në 33 ligatina të Shqipërisë dhe në të u përfshinë 91 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura së bashku me 11 ekspertë të shpendëve, pjesë e organizatave joqeveritare.

“Rezultati i Censusit është që Shqipëria sivjet ka rreth 100 mijë shpendë uji që dimërojnë nëpër ligatinat shqiptare duke filluar nga veriu drejt jugut, por nga pikëpamja e rëndësisë Divjakë-Karavastaja është zona më e rëndësishme e ndjekur nga Liqeni i Shkodrës, Vjosë-Narta, Kune-Vauni, e kështu me radhë. Nëqoftëse marrim shifrat nga 1996, që ne i monitorojmë, ka një rënie të numrit të shpendëve, që do të thotë se duhen orientuar politikat që të mbrohen sa më mire ligatinat, që të shtohet edhe numri i shpendëve ujor”, thotë Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.

Në 38 vendet e numërimit të shpendëve ujor dimërues në Liqenin e Shkodrës, atë të Vaut të Dejës, Lumit Buna si dhe Lagunën e Velipojës, sipas ekspertit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Rajonin e Shkodrës, Tonin Macaj, u vërejt një rënie e ndjeshme e numrit të shpendëve ujor dimërues, ç’ka dëshmon edhe për shëndetin e këtyre zonave.

“Në të gjithë zonën e Europës këtë vit ka patur një dimër shumë të butë dhe shpendët që shtegtojnë për të kërkuar kushte më të mira nuk e kanë patur të nevojshme që të spostohen. Kjo ka ndikuar që numri i shpendëve dimërues këtë vit ka qenë rreth 30 përqind më i ulët se sa vitet e tjera”, thotë ai.

Për biologen Aurora Piroviq, një vëzhguese e vëmendshme e ndryshimeve në Liqenin e Shkodrës, shpendët janë treguesit e ndikimit të ndryshimeve klimatike, por edhe pasojave të ndërhyrjeve njerëzore në mjedis.

“Shpendët janë treguesi që po e shfaqin ndikimin e ndryshimeve klimatike, por është edhe faktori njerëzor. Akoma ekzistojnë aktivitete ilegale që sjellin edhe shqetësim të shpendëve, prishje të habitateve apo ndërhyrje dhe kërcënime ndaj këtyre shpendëve”, thotë ajo.

Gjatë 80 viteve të fundit, në Shqipëri ka patur ndërhyrje të vazhdueshme në ligatinat, që janë edhe zonat me ekosistemet natyrore më të rralla dhe më të pasura përsa i përket pasurisë biologjike. Vitet e fundit, thotë ornitologu Mirjan Topi, këto zona po kërcënohen edhe nga prirja për urbanizimin e tyre.

“Ne kemi rreth 2.7 përqind sisteme ligatinore nga të cilat 1.5 përqind janë ligatina bregdetare dhe rreth 1.2 përqind ligatina tokësore me ujë të ëmbël. Ndonëse ato përfaqësojnë ekosistemet më të rralla, në të njëjtën kohë ato përfaqësojnë edhe ekosistemet më të kërcënuara në Shqipëri. Një pjesë e madhe e investimeve janë përqëndruar pikërisht në këto zona, investime që lidhen me energjinë, transportin, etj”, thotë ornitologu Mirjan Topi.

Në muajin nëntor, 12 deputetë i paraqitën Kuvendit disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura në Shqipëri, për t’u dhënë të drejtën bashkive që të menaxhojnë rreth 20 përqind të këtyre zonave. Kjo ka ndeshur në kundërshtimin e grupimit të shoqatave mjedisore, pasi, sipas Taulant Bino, ndryshimet i hapin rrugë urbanizimit të këtyre zonave, duke dëmtuar më tej biodiversitetin e zonave të mbrojtura, si një pasuri kombëtare.

“Shumë prej ndryshimeve të propozuara në ligj nuk qëndrojnë dhe sidomos disa prej neneve që lejojnë aktivitete që nuk përkojnë me disa kategori të zonave të mbrojtura. Disa parime të projektligjit nuk janë të pranueshme, por ka edhe tendenca si administrimi i të paktën 20 përqind të sipërfaqes nga bashkitë, që, nga njëra anë edhe nuk qëndron pasi ka zona të mbrojtura që gjenden në territorin e më shumë se 5 bashkive. Pra, nuk bën sens edhe nga pikëpamja e shifrave”.

Drejtuesi i shoqatës ornitologjike të Shqipërisë, Taulant Bino, thotë se ekspertët mjedisorë shpresojnë të dëgjohet zëri i tyre, në mënyrë që këto ndryshime të mos miratohen dhe që të mos cënohen zonat e mbrojtura në Shqipëri./ VOA

censusi i shpendeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj