LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shqipëria rurale", agroturizmi, potenciali që mbytet nga harresa

Por, teksa për një pjesë të tyre, puna është më e lehtë, pasi ndodhen afër zonave urbane dhe aksesi në infrastrukturë, energji dhe ujë të pijshëm është më i lehtë, për të tjerë, në zona më të thella, investimet janë më të ngadalta.

25 Maj 2024, 07:39 Nga M.B
"Shqipëria rurale", agroturizmi, potenciali që mbytet nga
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria rurale po bën kureshtarë gjithmonë e më shumë të huajt, por edhe vendasit për të kaluar kohën pranë natyrës dhe produkteve “bio”. Kjo po i jep një nxitje më të madhe agroturizmit, që po vijon të zgjerohet me emra të rinj anekënd vendit. Por, teksa për një pjesë të tyre, puna është më e lehtë, pasi ndodhen afër zonave urbane dhe aksesi në infrastrukturë, energji dhe ujë të pijshëm është më i lehtë, për të tjerë, në zona më të thella, investimet janë më të ngadalta.

Kjo e bën aktivitetin e përditshëm më të vështirë, pasi janë vazhdimisht mes presionit të ofrimit të një shërbimi sa më të mirë për klientët dhe investimeve me forcat e tyre për gjëra që peshën duhet ta mbajë shteti. Kjo do të thotë që ato para që duhet të orientoheshin për të ndërtuar një serrë më shumë, një mjedis argëtimi ose plotësues apo zgjerim të kapacitetit akomodues, të “avullojnë” për të siguruar energji nëpërmjet gjeneratorit, çakëll në rrugë apo për të sjellë pak më shumë ujë te struktura.

Rritet interesi i të huajve për agroturizmin, bizneset plotësojnë paketat

Tendenca e përgjithshme e turizmit, ku numri i vizitorëve të huaj ka ardhur në rritje nga viti në vit, po reflektohet edhe tek agroturizmi. Këto struktura raportojnë për rritje interesi, ku gjithmonë e më shumë përmes platformave si Booking, të huajt po zgjedhin të shijojnë anën më autentike të jetës rurale dhe kulinarisë shqiptare.

“Të huajt mbeten në numër të kufizuar, por është një tendencë në rritje, pra kanë filluar të vijnë gjithmonë e më shumë. Zgjedhin që të bëjnë rezervime si nga Booking, ashtu edhe në Instagram, apo në telefon. Kryesisht janë vizitorë europianë, pra francezë, holandezë apo gjermanë, të cilët qëndrojnë maksimumi tre ditë”, pohon Haxhi Maleci nga “Baresha”, një agroturizëm në zonën e Reçit në Malësi të Madhe.

Të njëjtën tendencë konfirmon edhe Arjola (Brahimi) Xhebro nga “Bujtina Xhebro”, në afërsi të fshatit Nivicë në Tepelenë. Sipas saj, të huajt janë vizitorë besnikë të strukturës, ku në disa raste janë rikthyer dy apo tre herë.

“Për këtë vit, ne sapo kemi filluar, pra bëhet fjalë për prillin dhe majin dhe ka pasur interes sidomos nga të huajt. Bëjnë rezervime në Booking dhe 90% e tyre janë të huaj. Dominojnë më shumë belgët, çekët, italianët. Nga ajo që po shohim duket se çdo gjë ka nisur mbarë”, nënvizon ajo.

Vit pas viti, subjektet agroturistike kanë kuptuar se ofrimi vetëm i një ushqimi të mirë nuk mjafton për të mbajtur gjatë një turist. Ndaj shumë prej tyre kanë plotësuar ofertën edhe me guida turistike në pika të veçanta të rajonit, të cilat janë një vlerë e shtuar.

“Zona përreth ka 2-3 vende shumë interesante të cilat shërbejnë për të ofruar diçka shtesë për vizitorët. Për shembull, një nga mundësitë është vizita në Masivin e Gështenjave, ku duke ndjekur shtigjet që janë të hapura mund të bësh ecje. Një tjetër pasuri e zonës është Shpella e Pëllumbave, që realisht është shumë e bukur. Po kështu janë edhe rrënojat e Kishës së Shën Elisë dhe për ata që kanë interes, ne i çojmë edhe aty. Madje në këtë zonë ka edhe maja malesh, që të huajt i parapëlqejnë shumë për t’i eksploruar dhe për t’i ngjitur”, shprehet z. Maleci.

Agroturizmi zhvillon zonat e thella, por potenciali kufizohet nga mungesa e investimeve

Agroturizmet e ndërtuara afër me zonat urbane, përveç ushqimit, kanë si pikë të fortë aksesin e lehtë për klientët. Ndërkohë, ato në zonat më të thella, pavarësisht se ofrojnë përveç ushqimit edhe një natyrë të jashtëzakonshme, kufizohen nga aksesi i vështirë në infrastrukturë, energji apo ujë. Znj. Xhebro pohon se të paktën për zonën ku ndodhet bujtina e familjes, rruga është një nga faktorët kufizues.

“Mendoj se ka mundësi për rritje, por na kufizon infrastruktura. Për hir të së vërtetës, na është premtuar që shumë shpejt do të nisë rregullimi i saj dhe kjo do t’i japë një tjetër nxitje zonës, e cila ka nisur të zhvillohet edhe me projekte të tjera. Edhe familjet e zonës kanë nisur t’i kthejnë banesat në bujtina, duke parë këtë si një mundësi që po vjen nga turizmi. Zona ka potencial, që vjen nga një natyrë e jashtëzakonshme, pasi ndodhet në kufi me Vlorën dhe në rrëzë të malit të Këndrevicës, pesë kilometra nga fshati Nivicë në Tepelenë”, shprehet ajo.

Ndërkohë në disa rajone, teksa infrastruktura ka përparuar, duket se ka ende aspekte ku duhet të investohet që lidhen direkt me ofrimin e një shërbimi cilësor në këto struktura agroturistike.

“Rruga është bërë nga Bashkia para një viti e gjysmë dhe është në gjendje shumë të mirë. Furnizimi me energji elektrike realisht është shumë keq. Kam një gjenerator të madh, që më sjell një kosto shumë të lartë, por s’kam çfarë bëj, duhet për të përmbushur nevojat që kemi si strukturë agroturistike. Pavarësisht kësaj, problemi ynë real është uji. Ne kemi një ujësjellës që sjell ujin, por nuk është i organizuar. Duke qenë jashtë kontrollit të institucioneve, shpesh bëhet shkak për konflikte. Ndodh që uji i pijshëm merret për vaditje të tokës dhe në këto raste, mbeten pa ujë familjet. Gjatë verës, kjo është një situatë shumë shqetësuese”, shprehet z. Maleci.

Tkurrja e bujqësisë dhe blegtorisë vështirëson rritjen e agroturizmit

Bujqësia dhe blegtoria, si dy sektorë të lidhur drejtpërdrejt me agroturizmin, mund të vështirësojnë ose lehtësojnë rritjen e tij. Në vendin tonë, tkurrja e dy sektorëve të parë ka krijuar një mjedis më sfidues për sipërmarrjet agroturistike, duke rritur së pari kostot për produktet lokale që u duhet të sigurojnë, por edhe për investimet e shpejta që u duhet të bëjnë për të kompensuar ndryshimet drastike të prodhimit në rajonet ku funksionojnë. Haxhi Maleci, i cili më herët e siguronte qumështin falë marrëdhënies së bashkëpunimit që kishte me blegtorë të zonës, tashmë i duhet të ndërtojë vetë një stallë ku të rrisë dhitë.

“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë që të sigurosh prodhime lokale, pasi ka një ulje interesi për bujqësinë dhe blegtorinë në fshat. Për shembull, unë e merrja qumështin nga një i afërm i imi që kishte tufën e vet të dhive. Por tani, ai po heq dorë dhe kjo po më detyron të investoj vetë në një stallë, duke rritur dhi. Nuk kam asnjë rrugë tjetër. Në zonën tonë, kanë qenë 10 tufa, sot janë 2-3 të tilla”, thotë ai.

Përpos faktit që një pjesë e banorëve në zonat rurale, kryesisht të rinjtë, nuk duan të merren më me bujqësi dhe blegtori, efekti negativ në prodhimet lokale është theksuar edhe nga emigracioni.

“Prodhimet e produkteve të qumështit janë kryesorët, duke pasur parasysh që kemi baxhon tonë nga ku ka nisur dhe u zhvillua edhe bujtina që kemi sot. Mishin, që është gjithashtu i rëndësishëm, marrim nga barinjtë e zonës, por tufat kanë rënë shumë pasi një pjesë e banorëve kanë emigruar dhe i kanë shitur. Kjo na ka sjellë rritje të çmimit të mishit, qumështit e për rrjedhojë, edhe djathit. Për shembull, çmimi i qumështit të deles ka shkuar nga 80 lekë/litri në 160 lekë/litri”, nënvizon znj. Xhebro.

Sipas saj, sot është e vështirë të gjesh edhe një punonjës të përkohshëm në këto zona, ku shërbimi nuk është pjesë e kulturës së zonave rurales si model biznesi./ Monitor

agroturizmi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje