LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët bëhen edhe më të palumtur, të parafundit në Europë, shqetësim kryesor korrupsioni

Shqipëria, ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga i 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98.

20 Mars 2024, 11:53 Nga N.F
Shqiptarët bëhen edhe më të palumtur, të parafundit
Foto ilustruese

TIRANË- 20 marsi është dita e lumturisë. Në këtë ditë Kombet e bashkuara publikojnë indeksin e Lumturisë, i cili mat perceptimin e qytetarëve lidhur me cilësinë e tyre të jetesës, që nga të ardhurat, problemet me korrupsionin, mbështetjen nga miqtë, bamirësinë, lirinë për të vendosur, sa jetë të shëndetshme bëjnë etj.

Shqipëria, ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga i 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98. Vendi më i lumtur në rajon mbetet Kosova (29), e ndjekur nga Serbia (37), Mali i Zi në vendin e 76 dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84. Kjo e fundit vitin e kaluar renditej më keq se Shqipëria, në vendin e 92, por ka pasur një përmirësim më të lartë.

Raporti i Lumturisë (World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Sustainable Development Solutions Netëork), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Shqipëria e ka pikëzimin këtë vit në 5.304. Ndonëse është përmirësuar në pozicionim për shkak të përkeqësimit të përgjithshëm global, në renditjen e mëparshme shqiptarët rezultonin me pikëzim më të lartë prej 5.117, çka tregon se në raport me vetveten ata janë bërë më të palumtur.

Pikët më të ulëta Shqipëria i merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri.

Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin.  Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, 0.6 pikë. Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë, me treguesi që merr 0.69 pikë.

Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023. Raporti identifikon kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe. Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Për të kuptuar rezultatet studiuesit kanë përdorur këta treguesi: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetje sociale, bamirësia, korrupsioni i ulët, bujari në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Individëve u bëhen pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.

Vendet më të lumtura në botë

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende. Vendet janë renditur sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast në vitet 2021 deri në 2023. Fqinjët nordikë të Finlandës gjithashtu fituan pozicionet kryesore, me Danimarkën (Nr. 2), Islandën (Nr. 3) dhe Suedinë (Nr. 4) në pesëshen e parë, dhe Norvegjinë (Nr. 7) duke u renditur lehtësisht në top 10.

Duke pasur parasysh luftën me Hamasin, Izraeli mund të jetë një surprizë në vendin e pestë, megjithëse vendi ka qenë në top 10 që nga viti 2022. Autorët e raportit theksojnë se renditja e tij bazohet në një mesatare trevjeçare, e cila shpesh ul efektin e “ngjarjeve të papritura që ndodhin gjatë një viti të caktuar”. Dhe koha e sondazhit padyshim luan një rol kur ka një krizë. Sondazhi në Izrael u krye pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, por para pjesës më të madhe të luftës që pasoi. Pra, ndërsa vlerësimet e jetës ranë ndjeshëm, ato rezultate përbënin vetëm një të tretën e mesatares.

Raporti, përfshin gjithashtu një renditje për Palestinën në vendin e 103, megjithëse shtetësia e saj nuk njihet gjerësisht. Sondazhi u krye në territoret palestineze të Gazës dhe Bregut Perëndimor para ngjarjeve të 7 tetorit. Holanda (nr. 6), Luksemburgu (nr. 8), Zvicra (nr. 9) dhe Australia (nr. 10) përfundojnë 10-shen e parë.

Shtetet e Bashkuara bien nga 20 vendet e para

Shtetet e Bashkuara (nr. 23) dhe Gjermania (nr. 24) ranë nga 20 të parat pjesërisht për shkak të rritjes së lumturisë midis vendeve të tjera, veçanërisht në Çeki (nr. 18), Lituani (nr. 19) dhe Slloveni ( nr. 21). Mbretëria e Bashkuar ishte në vendin e 20. Ndërsa Lituania renditet e 19-ta këtë vit në listën e përgjithshme, mes të anketuarve nën 30 vjeç, ishte vendi nr. 1 më i lumtur në 2024. Për ata mbi 60 vjeç, Lituania u rendit në vendin e 44-të.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, rezultatet e lumturisë nga njerëzit nën 30 vjeç ishin në mënyrë dramatike më të ulëta se ato të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart. Në mesin e njerëzve nën 30 vjeç, SHBA renditej në vendin e 62-të, ndërsa për ata 60 vjeç e lart, ishte në vendin e 10-të. Kanadaja ishte në vendin e 58-të mes të rinjve dhe në vendin e 8-të për ata 60 vjeç e lart. Australia dhe Zelanda e Re, panë gjithashtu renditje shumë më të ulëta midis të rinjve.

Marrë nga Monitor

lumturi shqiperi europe korrupsion

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj