LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët paguajnë karburant të shtrenjtë me cilësi të dobët

Për shkak të barrës së lartë fiskale, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë. Shumë qytetarë ankohen se çmimi nuk reflekton domosdoshmërisht cilësinë.

6 Nëntor 2024, 10:13 Nga Esmeralda Topi
Shqiptarët paguajnë karburant të shtrenjtë me cilësi
foto ilustruese

TIRANË- Për shkak të barrës së lartë fiskale, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë. Shumë qytetarë ankohen se çmimi nuk reflekton domosdoshmërisht cilësinë.

Pasditen e 29 tetorit, një litër naftë në pikat e tregtimit me pakicë në Tiranë tregtohej për 175 lekë. Në të njëjtën ditë, në Kosovë nafta kushtonte 1,26 euro për litër, në Gjermani 1,53 euro dhe në Itali 1,64 euro për litër.

Diferenca në çmim e bën Shqipërinë vendin me naftën më të shtrenjtë në rajon dhe ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë.

Për të njëjtin produkt, shqiptarët shpenzojnë 40% më shumë se fqinjët e tyre në Kosovë dhe deri në 15% më shumë se konsumatorët gjermanë, ndërkohë që fuqia blerëse mbetet shumë më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Çmimi nuk e justifikon as cilësinë që ka karburanti,” shkruan Adela nga Durrësi, në përgjigje të një ankete online të realizuar nga Faktoje.al. “Skandal,” shtoi ajo.

Sipas pyetësorit, 58% e të anketuarve pohojnë se çmimi i karburantit është rritur gjatë vitit të fundit, 38% mendojnë se nuk ka ndryshuar, dhe vetëm 4% vlerësojnë se karburanti është më i lirë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62%) pohojnë se çmimi aktual është i papërballueshëm për buxhetin familjar.

Gati gjysma e të anketuarve pranojnë se kanë rritur shpenzimet mujore për shkak të karburantit të shtrenjtë, ndërkohë që 32% thonë se kanë ulur blerjet për ushqime dhe nevoja të tjera. Ndërsa 10% e të pyeturve raportojnë ndryshime në stilin e jetesës për shkak të çmimeve të larta të karburanteve, 9% raportojnë se kanë shtuar borxhet.

“Çmimi i karburanteve është shumë i lartë dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës, duke rritur shpenzimet dhe ulur cilësinë e jetesës,” tha Eduardi nga Tirana, një prej 118 të anketuarve.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1,09 euro për litër. Sipas të dhënave të fundit nga Global Petrol Price, një litër naftë në Shqipëri tregtohet për 1,76 euro. Aktualisht, Shqipëria renditet ndër dhjetë vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

“Vendet që Shqipëria lë pas në këtë klasifikim, sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2022, kanë të ardhura për frymë nga 3 deri në 35 herë më të larta se Shqipëria,” shprehet Enton Duro, ekspert për çështje ekonomike.

Sipas Duros, qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë për një litër naftë se konsumatorët në shumë vende të Bashkimit Evropian.

“Për fuqinë blerëse këtu, nafta është shumë më e shtrenjtë se në Itali apo Spanjë,” tha për Faktoje.al Fation Omuri, i cili ka jetuar jashtë vendit dhe është kthyer tre vite më parë.

Ndërkohë, Klajdi nga Berati theksoi se përveç çmimit, duhet kontrolluar edhe cilësia e karburantit që shitet.

“Makina amortizohet vetëm nga nafta e keqe,” tha ai. “Në Greqi, çmimi është pak më i ulët, por cilësia shumë më e mirë,” shtoi Klajdi.

Edhe krahasuar me vendet fqinje, nafta dhe benzina në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve shpjegon se kjo diferencë është e lidhur me barrën e taksave që rëndojnë mbi naftën.

“Ne e taksojmë naftën mesatarisht 48 lekë/litër më shtrenjtë. Nëse taksimi do të barazohej me rajonin dhe do të ishte 48 lekë më i ulët, atëherë çmimet do të ishin më të ulëta se në vendet kufitare,” sugjeron ai.

“Kjo mungesë në buxhet do të kompensohej me rritjen e konsumit, pasi qytetarët në zonat kufitare nuk do të kishin nevojë të kalonin kufirin për furnizim. Përkundrazi, ata dhe turistët do të vinin këtu,” argumenton Aliaj.

Sipas të dhënave zyrtare, për çdo litër karburant në Shqipëri, mbi 100 lekë shkojnë për taksa dhe tarifa. Konkretisht, për çdo litër naftë apo benzinë, paguajmë 37 lekë për akcizën, 27 lekë si taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe rreth 28 lekë për TVSH.

Ndërkaq, paguajmë 7 lekë për rilicensimin, 2 lekë për kontrollin e pompave, 1,4 lekë për tarifë skanimi dhe 3 lekë për indeksim inflacioni.

Përveç rishikimit të taksave, 13% e qytetarëve që plotësuan anketën thonë se duhet zhvilluar transporti publik.

“Përmirësimi i transportit urban, ndërtimi i tram-eve me hub-et përkatëse do të limitonte qarkullimin në qendrat e qyteteve dhe si pasojë, do të ulnin konsumin e karburantit, ndotjen dhe shpenzimet e lidhura me përdorimin masiv të automjeteve (karburant, riparime, pjesë këmbimi, etj.),” tha Fation Omuri.

Nxitjen e konkurrencës e shohin po aq të rëndësishme 9% e të anketuarve.

“Konkurrenca në treg nuk ekziston. Ndoshta do të duhet një bord i përhershëm për karburantet, si në shumë shtete të tjera, për të caktuar një çmim tavan dhe për të shmangur abuzimin,” shkruan një qytetar.

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve është një rekomandim i hershëm nga Autoriteti i Konkurrencës për qeverinë që nga viti 2016, pas mbylljes së një hetimi të thelluar në tregun e karburanteve. Në atë kohë, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi ngritjen e një njësie për transparencën e çmimeve të hidrokarbureve, ku ndërmarrjet të njoftonin në kohë reale ndryshimet e çmimeve.

“Nëse gjetjet e atij hetimi do të ishin marrë parasysh, tregu sot do të kishte më shumë transparencë,” thotë Lindita Lati Milo, ish-kryetare e Autoritetit të Konkurrencës në atë kohë.

Por sot, Autoriteti i Konkurrencës mendon ndryshe.

“Rekomandimet i përkasin periudhës së dhënies së tyre dhe dinamikave të atëhershme të tregut. Tregu i karburanteve konsiderohet shumë i ndjeshëm dhe mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të Konkurrencës,” tha për Faktoje.al ky institucion.

Në dekadën e fundit, ky autoritet ka zhvilluar disa hetime në tregun e karburanteve, por pa ndonjë ndërhyrje të rëndësishme ndaj operatorëve./Faktoje.al

cmimi i karburanteve ne shqiperi


Sondazh

Poll

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin