LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shtëpia është marrë prokuroria"/ Blerina Meta strehohet në Laç te prindërit, flet nëna e saj: Më tha kur të qetësohem do flas

Nga ana tjetër e ëma e gruas së Pëllumb Metës, tregon se bija dhunohej dhe se e ka parë disa herë më shenja në fytyrë. Përveç kësaj sipas së ëmës, Blerina i është shprehur: Se kur të bjerri pak qetësi ajo do t'i tregoj të gjitha. 

27 Shkurt 2024, 13:42 Nga h.k
"Shtëpia është marrë prokuroria"/ Blerina Meta
Foto ilustruese

LAÇ-Ditën e sotme ka dhënë një intervistë për mediat mamaja e Blerina Metës, gruas së të ndjerit Pëllumb Meta i cila është vrarë nga fëmijët e tij sipas policisë së Durrësit. Nëna e Blerinës, Sanije Tuga ka dhënë detaje për News 24, ku ka thënë se e bija e saj është strehuar në shtëpinë e saj në Laç. Sipas Tugës shtëpia është marrë nën mbikqyrjen e prokurorisë.

Nga ana tjetër e ëma e gruas së Pëllumb Metës, tregon se bija dhunohej dhe se e ka parë disa herë më shenja në fytyrë. Përveç kësaj sipas së ëmës, Blerina i është shprehur: Se kur të bjeri pak qetësi ajo do t'i tregoj të gjitha. 

Kujtojmë se Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e familjes Meta dhe Blerina e ëma e tyre është në gjendje të lirë por ende në dyshim si pjesëmarrëse në krim. 

pellumb meta vrasja ne durres

Sondazh

Poll