LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtohen dënimet për dy shefat e inteligjencës serbe në Hagë

Stanishiç dhe Simatoviç u dënuan dy vjet më parë për ndihmë dhe nxitje për vrasje dhe krime të tjera të kryera nga paraushtarakët serbë në vitin 1992 në qytetin Bosanski Samac në Bosnjë e Hercegovinë, por u liruan nga përgjegjësia për krime të tjera. Dhoma e Apelit i anuloi të dyja këto vendime dhe rriti dënimet e tyre.

31 Maj 2023, 17:36 Nga k.m.
Shtohen dënimet për dy shefat e inteligjencës serbe në
Foto ilustruese

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje në krime në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një qytet në Kroaci. Ata u cilësuan si anëtarë të një plani të përbashkët kriminal për t’i dëbuar joserbët nga këto zona, gjatë luftërave ballkanike të viteve të 90-ta. Dhoma e apelit në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale përmbysi vendimin për t’i liruar ata nga akuzat për përfshirje në këtë plan kriminal dhe rriti dënimet për Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç nga 12 në 15 vjet.

Gjykatësja kryesuese, Graciela Gatti Santana, tha se të dy burrat, tani në të 70-tat, “ndanë synimin për ta çuar përpara qëllimin e përbashkët kriminal për t’i larguar me forcë dhe përgjithmonë shumicën e jo-serbëve nga zona të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës nëpërmjet kryerjes së krimeve për të cilat akuzohen në aktakuzë”. Ky vendim i Apelit i jep fund gjykimit më të gjatë të krimeve të luftës që daton nga luftërat ballkanike të fillimit të viteve 1990.

Millosheviç ishte gjykuar për krime lufte në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në vitet 1990, por kishte vdekur në qelinë e tij në vitin 2006, derisa ishte endë në proces gjyqësor. Kryeprokurori i Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, Serge Brammertz, e quajti vendimin për rritjen e dënimeve për dy bashkëpunëtorët e Millosheviçit “me të vërtetë të rëndësishëm”.

“Ky është i vetmi vendim që kemi ku zyrtarë nga Beogradi janë të dënuar si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, tha ai.

Stanishiç ishte në gjykatë gjatë seancës dëgjimore, ndërsa Simatoviç e ndoqi atë përmes një video-lidhjeje nga një njësi paraburgimi e OKB-së. Gatti Santana e quajti vendimin e Apelit një “një moment historik” për gjykatën, e cila merret me çështjet e mbetura nga gjykatat e krimeve të luftës të OKB-së, që tashmë u ka përfunduar mandati, për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

Stanishiç dhe Simatoviç u dënuan dy vjet më parë për ndihmë dhe nxitje për vrasje dhe krime të tjera të kryera nga paraushtarakët serbë në vitin 1992 në qytetin Bosanski Samac në Bosnjë e Hercegovinë, por u liruan nga përgjegjësia për krime të tjera. Dhoma e Apelit i anuloi të dyja këto vendime dhe rriti dënimet e tyre.

Stanishiç, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, dhe Simatoviç, zyrtar i lartë i inteligjencës në këtë shërbim, janë të vetmit zyrtarë serbë që janë dënuar nga një gjykatë e OKB-së për përfshirje në krime në Bosnje e Hercegovine.

Stanisiç dhe Simatoviç fillimisht ishin liruar një dekadë më parë nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi, por një Gjykatë e Apelit më vonë urdhëroi një rigjykim.

Brammertz tha se gjyqet për krimet e luftës do të vazhdojnë në Ballkan pasi shumë viktima dhe të mbijetuar ende presin drejtësinë.

“Për ne, ishte rasti i fundit”, u tha Brammertz-gazetarëve.

“Por ne e dimë se ka qindra raste që ende duhet të ndiqen penalisht brenda vendit”.

Munir Tahiroviç, udhëheqës i një shoqate të viktimave të luftës dhe gjenocidit, tha se ai kishte pritur 30 vjet për një vendim që lidh Beogradin me krimet e kryera në vendin e tij.

“Ky gjykim vërtetoi gjithashtu se Serbia ka kryer agresion jo vetëm ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, por edhe ndaj Kroacisë,”- tha ai./REL

raporti i okb okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj