LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtohen paditë gjyqësore strategjike në Shqipëri, VOA: Shifra shqetësuese, synojnë të frikësojnë gazetarët investigativë dhe shoqërinë civile!

Sipas të dhënave të mbledhura nga SCIDEV (Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim), nga viti 2022 në Shqipëri u hapën gjithsej 30 çështje gjyqësore kundër gazetarëve apo punonjësve të medias referuar neneve për fyerje dhe shpifje të Kodit Penal, u bënë 12 padi civile, nga të cilat 11 për publikime mashtruese ose të pasakta, si dhe një padi mbi ërgjegjësi për dëm jopasuror.

14 Tetor 2024, 21:32 Nga N.F

 

Shtohen paditë gjyqësore strategjike në Shqipëri, VOA:
Foto ilustruese

 

TIRANË- Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët dhe shoqërinë civile, të njohura si padi strategjike SLAPP. Sipas të dhënave nga qendra SCIDEV, gjatë vitit 2023 u bënë 75 padi SLAPP ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile. Veprimtarët janë të shqetësuar për këtë shtim nga viti në vit të këtyre lloj padive, që synojnë të frikësojnë gazetarët investigativë si dhe shoqërinë civile.

Shifrat e vitit 2023 shënojnë rritje në krahasim me vitin 2022, duke e rënduar gjendjen përherë e më shumë, dhe duke u shndërruar në një kërcënim serioz për gazetarët, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesja e SCIDEV, Blerjana Bino.

“Reagimet që marrim nga gazetarët, si dhe nga aktivistët e shoqërisë civile janë se ta ndjehen shumë të intimidiuar e të kërcënuar për shkak të këtyre padive. Qëllimi i këtyre padive nuk është që të vendosin drejtësi, por ato synojnë t’i bëjnë gazetarët që të heshtin, që të mos vazhdojnë me proceset e tyre hulumtuese ose investigative”, thotë zonja Bino.

Sipas të dhënave të mbledhura nga SCIDEV (Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim), nga viti 2022 në Shqipëri u hapën gjithsej 30 çështje gjyqësore kundër gazetarëve apo punonjësve të medias referuar neneve për fyerje dhe shpifje të Kodit Penal, u bënë 12 padi civile, nga të cilat 11 për publikime mashtruese ose të pasakta, si dhe një padi mbi ërgjegjësi për dëm jopasuror.

Ndërsa nga viti 2023, Gjykata e Lartë shqyrtoi dy padi, një penale dhe një civile. Gjykata e Apelit shqyrtoi 28 padi, nga të cilat 21 civile dhe 7 penale. Sipas të dhënave, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë shqyrtoi 38 padi civile që përfshinin gazetarë dhe punonjës të medias, ndërsa në gjykatat në Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Lezhë u regjistruan pesë padi civile.

Ekspertët vërejnë se gjatë vitit të kaluar u ngritën edhe disa padi nga individë apo grupe të fuqishme kundër gazetarëve me pretendim për shpifje, por me qëllim pengimin e hetimeve dhe kronikave të gazetarëve për praktika korruptive ose të paligjshme. Një prej gazetarëve të vendosur nën paditë SLAPP është edhe drejtuesi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, një organizatë e sapokrijuar.

Ai thotë për Zërin e Amerikës se gjendja është shqetësuese dhe gazetarët duhet të denoncojnë sa më parë në organizatat ndërkombëtare paditë SLAPP që ngrihen kundër tyre, si përpjekje për t’u mbyllur gojën dhe për t’i frenuar në punën e tyre.

“Gazetarët, organizatat, aktivistët e shoqërisë civile janë duke u përballur me dhjetëra padi SLAPP në gjykatat shqiptare. Nevojitet një ndërgjegjësim më i madh edhe vet gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, që ato vet t’i kategorizojnë paditë kundër tyre si padi SLAPP, t’i denoncojnë sa më parë brenda dhe jashtë vendit, dhe të mos përballen të vetmuar nëpër gjykata”, thotë zoti Myzyraj.

Sipas Raportit të vitit 2023 të Safe Journalists Network, “liria e medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha që meritojnë vëmendje të posaçme, angazhim të të gjithë aktorëve dhe ndërhyrje strategjike”. Ekspertët vlerësojnë se mjedisi për gazetarinë e pavarur dhe profesionale në Shqipëri është aktualisht nën trysni të konsiderueshme për shkak të një kombinimi problemesh strukturore.

Mes tyre veçohet se ndërthurja e interesave politike, ekonomike dhe mediatike, së bashku me përqendrimin e pronësisë së medias dhe transparencën e kufizuar, kanë krijuar një atmosferë ku gazetaria e pavarur dhe me cilësi të lartë është gjithnjë e më e vështirë për t’u ruajtur.

Këshilltarja Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, thotë për Zërin e Amerikës se situata me paditë SLAPP është kritike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Masat kundër padive SLAPP sipas rekomandimeve të BE-së dhe Këshillit të Evropës varet nga vullneti politik i forcave në pushtet.

“Paditë SLAPP janë një kërcënim për gazetarët, për shkak se pa të drejtë e pa bazë i mbajnë ata nëpër gjykata, duke iu zvarritur seancat gjyqësore, duke iu krijuar kosto financiare. Kemi disa raste të tilla në Shqipëri dhe në Kosovë. Këto padi i mbajnë gazetarët larg punës së tyre. Për më tepër, efekti më i dëmshëm i këtyre lloj padive është mbi gazetarinë hulumtuese, të cilën siç po e shohim, nuk e kemi aq të zhvilluar sa ç’duhet ta kishim në Shqipëri dhe në Kosovë, ndaj kjo dukuri duhet luftuar me mjete ligjore”, thotë zonja Kusari.

Në një tryezë të rrumbullakët që organizoi sot me gazetarë, veprimtarë e politikanë Qendra SCIDEV mbi Sigurinë e Gazetarëve dhe Paditë SLAPP dhe mbi përshtatjen e ligjeve të Shqipërisë me standartet Anti-SLAPP të BE-së dhe të Këshillit të Evropës.

Ekspertët theksuan se Shqipëria ende ka ende boshllëqe të mëdha ligjore që kërkojnë ndërhyrje dhe reforma urgjente për t’u mbrojtur nga paditë SLAPP.

Midis këtyre masave ata renditën nevojën për ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, dekriminializimin e plotë të shpifjes dhe përmirësimin e masave mbrojtëse për gazetarët, të cilët punojnë në kushte të këqija dhe nën kërcënime të vazhdueshme të sigurisë së tyre./VOA

gazetare shoqeri civile padi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj