LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shumë monitorues, pak monitorim!" Beqaj: Kontrata e sterilizimit ka kontribuar në rritjen e efikasitetit të sistemit

Sipas tij, kontrata e sterilizimit ka qenë efikase dhe i ka shërbyer shumë pacientëve për të marrë shërbime falas.

24 Qershor 2025, 14:47 Nga M.B
"Shumë monitorues, pak monitorim!" Beqaj: Kontrata e sterilizimit
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë ditën e sotme lidhur me kontratën e sterilizimit. Sipas tij, kontrata e sterilizimit ka qenë efikase dhe i ka shërbyer shumë pacientëve për të marrë shërbime falas. Beqaj deklaron se kontrata ka kontribuar jo vetëm në rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore falas, por edhe në rritjen e efikasitetit të sistemit, përmes shkurtimit të kohës së shërbimit për pacientin dhe lirimit më të shpejtë të kapaciteteve spitalore.

Ai deklaron se është tejkaluar sasia e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe se kontrata parashikonte 50 mijë operacione në vit, ndërkohë që janë realizuar rreth 65 mijë, një rritje, sipas tij, prej 30%.

Beqaj thotë se vlera në lekë është rritur se tani përkthehet në euro. Ish-mininistri thotë se sipas kësaj logjike, çdo gjë që ka ndodhur para rritjes së euros duhet të quhet e fryrë. Ai shton se nëse një kontratë është në një monedhë të caktuar, çdo referim dhe monitorim duhet bërë në atë monedhe. 

Gjithashtu Beqaj thotë se nuk ka monitorim të efekteve reale të kontratës. Ai shton se një nga përfitimet më të rëndësishme të kontratës për furnizimin me sete të personalizuara kirurgjikale ka të bëjë me ndikimin që ajo ka pasur në dita-mesatare të qëndrimit në spital, një indikator kyç i performancës së sistemit shëndetësor.

"Në vitin 2013, pra para zbatimit të kontratës, dita mesatare e qëndrimit për një pacient të operuar në spital ishte 6.5 ditë. Në vitin 2024, pas tetë viteve zbatim, ajo ka rënë në 4.8 ditë. Ulja është 1.7 ditë për çdo pacient, çka përbën një arritje domethënëse për efikasitetin e kujdesit spitalor. Kjo ulje vjen në një kohë kur është rritur ndjeshëm edhe numri i ndërhyrjeve kirurgjikale të realizuara në sistemin publik. Kontrata parashikonte furnizimin për 50,000 ndërhyrje në vit, ndërsa në vitin 2024 janë realizuar 65,000 ndërhyrje – 30% më shumë se sa angazhimi fillestar", thotë Beqaj.

Ish-ministri thotë në dy argumentet e fundit se nuk përllogaritet impakti ekonomik dhe se askush nuk ka monitoruar infeksionet dhe përdorimin e antibiotikëve. Sipas tij, kjo është thjesht dembelizëm.

Deklaratë publike e Ilir Beqajt:

Fjala “monitorim” është bërë kaq e zakonshme në diskursin publik sa shpesh harron kuptimin e vet. Për ta qartësuar në fillim: monitorimi është një akt sistematik vëzhgimi, për të ndjekur ecurinë, performancën apo përmbushjen e një angazhimi konkret.

Në thelb, është një proces serioz, që kërkon kompetencë, qartësi dhe ndershmëri. Por në Shqipëri, monitorimi shpesh bëhet “me sy të lirë” dhe “me mendje të ngarkuar”.

Prej nëntë vitesh është kthyer në interes publik ajo që ndryshe quhet "kontrata e sterilizimit". Madje, monitorimi i kësaj kontrate është shndërruar në një lloj sporti kombëtar, ku shumë garojnë për të nxjerrë rekordin e radhës të keqinterpretimit. Nuk ka rëndësi as objekti i kontratës, as shifrat reale, as rezultatet faktike. Mjafton një e pavërtetë që të përsëritet aq shpesh sa të duket si e vetmja e vërtetë.

Për të kthyer debatin në shinat e arsyes, më lejoni të rendis disa nga këto të pavërteta të monitoruara publikisht, që janë bërë tashmë si refren:

E pavërteta nr. 1: Kontrata e sterilizimit.

Në fakt, kontrata as që ka emër të tillë. Objekt i saj është “furnizimi i setit të personalizuar të instrumentave kirurgjikale”. Si shumë gjëra që huazojmë nga Italia, edhe kjo kontratë ndjek modelin e “gestione integrata dello strumentario chirurgico”. Kush ka sy të lexojë, le ta lexojë.

E pavërteta nr. 2: Janë shpenzuar 50% më shumë se vlera fillestare.

Nga dhjetori 2015 deri më 30 prill 2025 janë shpenzuar 11.6 miliardë lekë – shumë më pak se 15 miliardë, që përmendet shpesh si “shifra e tmerrit”. Deri në fund të kontratës, shpenzimet nuk pritet të kalojnë 13 miliardë.

E pavërteta nr. 3: Është tejkaluar vlera e kontratës.

Në të vërtetë, është tejkaluar sasia e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kontrata parashikonte 50 mijë operacione në vit, ndërkohë që janë realizuar rreth 65 mijë – një rritje prej 30%. Dhe, për habinë e monitoruesve, kur rritet sasia e shërbimit, rritet proporcionalisht edhe pagesa. Pra, nuk është çështje abuzimi, por çështje aritmetike.

E pavërteta nr. 4: TVSH përfshihet në koston e kontratës.

Në çdo kontratë publike, TVSH nuk përfshihet në vlerën e kontratës – kjo është elementare. Po si t’ua thuash monitoruesve që nuk lexojnë as titullin e kontratës?

E pavërteta nr. 5: Vlera në lekë është rritur se tani përkthehet në euro.

Sipas kësaj logjike, çdo gjë që ka ndodhur para rritjes së euros duhet të quhet e fryrë. Nëse një kontratë është në një monedhë të caktuar, çdo referim dhe monitorim duhet bërë në atë monedhe. Përndryshe, nëse një kontratë ka qenë 140 lekë (1 euro) kur euro ishte 1 me 140, sot të thuash se është bërë 1.4 euro apo 40 % më shumë është manipulim bazik financiar.

E pavërteta nr. 6: Nuk ka monitorim të efekteve reale të kontratës.

Një nga përfitimet më të rëndësishme të kontratës për furnizimin me sete të personalizuara kirurgjikale ka të bëjë me ndikimin që ajo ka pasur në dita-mesatare të qëndrimit në spital, një indikator kyç i performancës së sistemit shëndetësor.

Në vitin 2013, pra para zbatimit të kontratës, dita mesatare e qëndrimit për një pacient të operuar në spital ishte 6.5 ditë. Në vitin 2024, pas tetë viteve zbatim, ajo ka rënë në 4.8 ditë.

Ulja është 1.7 ditë për çdo pacient, çka përbën një arritje domethënëse për efikasitetin e kujdesit spitalor.

Kjo ulje vjen në një kohë kur është rritur ndjeshëm edhe numri i ndërhyrjeve kirurgjikale të realizuara në sistemin publik. Kontrata parashikonte furnizimin për 50,000 ndërhyrje në vit, ndërsa në vitin 2024 janë realizuar 65,000 ndërhyrje – 30% më shumë se sa angazhimi fillestar.

Dhe ja rezultati konkret:

- Në 2013: 50,000 pacientë × 6.5 ditë = 325,000 ditë qëndrimi spitalor

- Në 2024: 65,000 pacientë × 4.8 ditë = 312,000 ditë qëndrimi spitalor

 Pra, janë operuar 15,000 pacientë më shumë, por janë konsumuar 13,000 ditë më pak qëndrimi në spitale publike.

Kjo është prova që kontrata ka kontribuar jo vetëm në rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore falas, por edhe në rritjen e efikasitetit të sistemit, përmes shkurtimit të kohës së shërbimit për pacientin dhe lirimit më të shpejtë të kapaciteteve spitalore.

Por askush nga “monitoruesit” nuk është lodhur t’i mbledhë këto shifra. Askush nuk ka pyetur se çfarë efekti ka pasur kontrata në shpejtësinë e trajtimit, në menaxhimin e kapaciteteve, në reduktimin e infeksioneve, apo në përdorimin e antibiotikëve. Ata nuk i intereson përmirësimi i rezultateve shëndetësore. U mjafton të përsërisin të pavërteta në mënyrë ciklike.

Në vend që të përgëzohet fakti që më shumë njerëz janë shërbyer më shpejt dhe më mirë, ky realitet anashkalohet me një padurim të qëllimshëm për të mos parë të mirën.

E pavërteta nr. 7: Nuk përllogaritet impakti ekonomik.

Duke qëndruar 1.7 ditë më pak në spital, janë kursyer mbi 100 mijë ditë paaftësie për punë dhe janë shtuar rreth 55 mijë ditë kontribut në ekonomi. Le t’i ftojmë monitoruesit të bëjnë më në fund edhe njëherë llogaritjet, por këtë herë për përfitimet.

E pavërteta nr. 8: Askush nuk ka monitoruar infeksionet dhe përdorimin e antibiotikëve.

Kjo është thjesht dembelizëm. Le të shkojnë njëherë në Institutin e Shëndetit Publik dhe të marrin të dhënat. Po të duan vërtet të monitorojnë.

Në fund të ditës, monitorimi serioz nuk është as memec, as propagandistik. Është akt profesional dhe përgjegjës. Dhe nëse nga monitorimi nuk nxjerr të vërteta, por vetëm klishe, atëherë nuk je duke monitoruar – je duke keqinformuar. Dhe kjo është më e rrezikshme se mosinformimi.

Sepse siç thotë një thënie e vjetër, “mashtrimi më i madh është ai që tingëllon i besueshëm”. Kjo është ajo që po na ndodh: shumë zhurmë, pak fakte – shumë monitorues, pak monitorim.

ilir beqaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj