LIVE UPDATES
Aktualitet

Si do të integrohet Kosova në sistemet financiare europiane?

Dërgesat e emigrantëve kanë arritur në 1 miliard euro. Rritje ka pasur edhe te marrja e kredive, që për herë të parë ka shkuar në 5.7 miliardë euro.

26 Janar 2025, 07:26 Nga r.ll
sSi do të integrohet Kosova në sistemet financiare europiane?
banka qendrore e kosove

PRISHTINË- Kosova do ta mbyllë vitin 2024 me rritje ekonomike prej 4.3%. Kurse në vitet 2025 dhe 2026 parashikohet rritje ekonomike prej 4.2%. Pritshmëritë janë që inflacioni në vitin 2025 të mbyllet me 1.6%.

Dërgesat e emigrantëve kanë arritur në 1 miliard euro. Rritje ka pasur edhe te marrja e kredive, që për herë të parë ka shkuar në 5.7 miliardë euro.

Kështu bëri të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, në një intervistë për Monitor.al.

Ai thotë po ashtu se normat e interesit të kredive mund të bien gjatë vitit 2025. Guvernatori pohon se në vitin 2025, banka qendrore do të vazhdojë të avancojë reformat dhe të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet partneriteteve me institucione financiare ndërkombëtare.

Përveç kësaj, ka përfunduar paraaplikimi për Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një hap i rëndësishëm për integrimin e Kosovës në sistemet financiare ndërkombëtare.

Sa pritet të jetë rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2024 dhe në vitin 2025?

Sa i përket aktivitetit ekonomik ose makroekonomik, ne presim që viti 2024 të mbyllet me një rritje prej 4.3%. Nivelin e rritjes prej 4.2% deri në 4.4% e parashohim të ndodhë në vitet 2025 dhe 2026.

Aktiviteti ekonomik deri në shtator ka shënuar 4.6% rritje, sipas të dhënave të ASK-së, sigurisht zhvillimet gjeopolitike dhe pasiguritë e tjera ekonomike janë ata faktorë që ne do t’i marrim në konsideratë që të bëjmë rishikimin e projeksioneve tona.

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë në këto projeksione janë stabiliteti i sektorit financiar, rritja e besimit të investitorëve dhe zhvillimet pozitive në sektorin e shërbimeve dhe industrisë.

Sa do të jetë shkalla e inflacionit?

Sa i përket inflacionit, shkalla mesatare e inflacionit në Kosovë në nëntor arriti në 1.7%. Inflacioni bazë u ngadalësua në mesatarisht nga 3.3% në 4.4%. Pritjet tona janë që inflacioni të mbyllet me 1.6% dhe ngjashëm presim që të jetë edhe në vitin 2025.

Sa është vlera e Investimeve të Huaja Direkte gjatë vitit 2024?

Investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë arritur në 657.3 milionë euro, një nivel i kënaqshëm, që tregon një klimë investuese të qëndrueshme dhe pozitive.

BQK ka ndërmarrë masa për të tërhequr investime dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për investitorët.

Po dërgesat e mërgimtarëve në çfarë vlere kanë arritur?

Dërgesat e mërgatës deri në shtator 2024 arritën vlerën e 1 miliard eurove, një shifër e rëndësishme që tregon kontributin e diasporës në ekonominë e Kosovës. Këto dërgesa kanë ndikim të rëndësishëm në konsumin dhe stabilitetin financiar të vendit.

Sa është norma e interesit aktualisht dhe a pritet të ketë rënie të normave të interesit të kredive gjatë 2025-s?

Normat e interesit ndër vite kanë rënë, norma e interesit në periudhën e fundit kur ne kemi të dhënat, rreth fundit të nëntorit, ka rënë në mesataren 6.02%, pra rreth 6%. Hendeku, ose ai dallimi mes kredive dhe depozitave ka rënë në 3.15%.

Përderisa trendi është në rënie, ne ende presim që të vazhdojë të ketë rënie të tillë për shkak të kushteve që reflekton tregu ynë, ku norma e kredive jo performuese është e ulët edhe ku niveli i pagimeve është i kënaqshëm.

Ne presim që bankat të reflektojnë ende në këtë hendekun që ekziston mes depozitave dhe kredive dhe po ashtu mjedisi presim që të jetë mbështetës në këtë drejtim.

Më lejoni të theksoj që përderisa normat e kredive ishin në trend rënës në vitet paraprake, ka ekzistuar një trend rritës deri në 2022 i të hyrave nga komisionet dhe tarifat, pra të hyrave, jo kamatat, jo kreditë.

Dhe ky trend nga viti 2023, 2024 dukshëm ka rënë, pra nga 26% që ishin të hyrat nga tarifat dhe komisionet kundrejt të hyrave të përgjithshme të bankës, ai ka rënë në rreth 21%.

Sa është vlera e kredive që kanë marrë qytetarët gjatë vitit 2024?

Numri i përgjithshëm i kredimarrësve ka kaluar 36 mijë kredimarrës, në raport me rreth 35 mijë që ishin një vit më parë. Sa i përket vlerës së përgjithshme, kreditë kanë arritur në 5.7 miliardë euro, prej të cilave 3.4 miliardë euro janë për ndërmarrjet, kurse 2.3 miliardë euro janë për ekonomitë familjare.

Si vlerësohet nga BQK rritja e marrjes së kredive?

Kreditimi ka shënuar ritëm të kënaqshëm, është mbi 15% rritje e kreditimit, që tregon se bankat po vazhdojnë që të mbështesin ekonominë në mënyrën e duhur.

Gjithashtu, raporti mes kredive dhe depozitave që njihet ka mbërritur në 85% në kohën që po flasim, ndër nivelet më të larta historikisht, pra bankat po mobilizohen maksimalisht në pozitat e tyre për të mbështetur ekonominë.

Të hyrat nga tarifat dhe komisionet bankare, të cilat dikur përfaqësonin 26% të të ardhurave të përgjithshme të bankave, kanë rënë në 21% gjatë viteve 2023-2024. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së konkurrencës në sektorin financiar dhe bankar dhe është e mundur që ky trend të vazhdojë të ulet edhe në vitin 2025.

Kush po merr më shumë kredi, familjet e Kosovës apo bizneset dhe ndërmarrjet?

Ritmi i rritjes këtë vit është rreth 9 ose 10% në kreditë e ndërmarrjeve, kurse rreth 20% për ekonomitë familjare.

Kryesisht rritja për ekonomitë familjare ka ardhur për kreditë që kanë shkuar në qëllime jo konsumuese, pra kredi që kanë qenë mbi 5 mijë ose 10 mijë euro, por që me konceptin e diversifikimit të rrezikut në kreditë e mëdha ka qenë dhe është në përputhje me qasjen që ne kemi.

Në aspektin e ndërmjetësimit financiar, është një normë në ndërmjetësimin financiar që maten kreditë me bruto produktin vendor, kurse kreditë e bizneseve për ndërmarrjet kanë kaluar mesataren e rajonit, në kuptimin e ndërmjetësimit.

Ekonomia familjare ka qenë dukshëm nën këtë nivel, me këto rritjet e fundit po shkon drejt arritjes së mesatareve që janë të paktën në rajon sa i përket normës së ndërmjetësimit financiar.

Si është sistemi financiar në Kosovë, a është i qëndrueshëm?

Sistemi financiar në Kosovë është i qëndrueshëm, stabël dhe i mirëkapitalizuar. Kemi arritur të avancojmë në përfshirjen dhe qasjen financiare të qytetarëve dhe si rezultat, kemi rritur nivelin e kreditimit.

Përveç kësaj, kemi një nivel të ulët të kredive joperformuese, që aktualisht është 2% për të gjitha kreditë, gjë që tregon për stabilitetin e sektorit. Për më tepër, BQK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për avancimin e edukimit financiar dhe luftimin e dukurive të parave të falsifikuara.

Kemi rritur po ashtu transparencën dhe komunikimin me qytetarët dhe bizneset nëpërmjet publikimeve të rregullta dhe platformave edukative.

Ndërsa, zbatimi i Llogarisë së Pagesës me Shërbime Bazike ka kontribuuar në uljen e kostove të transaksioneve për qytetarët dhe ka rritur përfshirjen financiare.

Çfarë është duke bërë BQK për të ardhmen dhe cilat janë planet për përfshirjen në institucionet ndërkombëtare?

Për sa i përket legjislacionit dhe mbikëqyrjes, kemi bërë progres të dukshëm. Pasi kemi miratuar disa ligje të rëndësishme për sektorin financiar, si Ligji për Bankat dhe Ligji për Shërbimet e Pagesave, tani jemi në fazën e zbatimit të rregulloreve përkatëse që do të ndihmojnë në forcimin e mbikëqyrjes dhe rregullimin e sektorit.

Ky proces ka marrë mbështetje të fuqishme nga partnerët ndërkombëtarë. Në vitin 2025, ne do të vazhdojmë të avancojmë reformat dhe të thellojmë bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet partneriteteve me institucione financiare ndërkombëtare.

Përveç kësaj, kemi përfunduar paraaplikimin për Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një hap i rëndësishëm për integrimin e Kosovës në sistemet financiare ndërkombëtare.

Si e vlerësoni performancën e Bankës Qendrore të Kosovës gjatë vitit 2024? Cilat ishin sfidat kryesore që keni hasur?

Duke festuar 25-vjetorin e themelimit të BQK-së, ne shohim një histori të suksesshme të zhvillimit dhe përmirësimit të sektorit financiar.

Gjatë kësaj periudhe, kemi implementuar një numër të madh reformash dhe jemi angazhuar për të përmbushur objektivat tona strategjike.

Kjo përfshin ndihmën e vazhdueshme nga institucionet ndërkombëtare dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sektorit financiar.

Në përfundim, ne jemi të angazhuar të vazhdojmë me reformat dhe përpjekjet tona për të forcuar sektorin financiar dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përfshirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Faleminderit për mundësinë për të diskutuar këto çështje me ju dhe me publikun!/MONITOR

ekonomia e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj