Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
Policia Kufitare njofton se ka bllokuar 21 mjete lundruese për lundrim në zonë të ndaluar dhe shkelje të rregullave të lundrimit që mund të rrezikojnë jetën e pushuesve. Sipas njoftimit, 15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit. Shkeljet e konstatuara ishin: lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Departamenti i Policisë Kufitare/Siguria e pushuesve, prioritet i punës së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
✅Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare ka bllokuar 21 mjete lundruese.
✅Mjetet e bllokuara: 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka.
✅15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit.
❌Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.
❌Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
- Në Tale, Shëngjin, Velipojë, Durrës, Dhërmi, Radhimë dhe Sarandë janë bllokuar 11 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, konkretisht në trajektoren e lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë-Korfuz; 8 drejtues u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord, ndërsa 2 drejtues u ndëshkuan me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar me ligj.
- Në Koman, Dhërmi, Orikum, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone, 4 mjete lundruese skafe dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord.
- Në Sarandë u bllokua një varkë plastike. Drejtuesi i saj u ndëshkua me masat administrative 100 000 lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për tejkalim të numrit të pasagjerëve të lejuar në bord.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.
Ambulance FIER- Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Darzezës. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e infarkt...
Plazh TIRANË- Pushimet në Shqipëri, jo për të gjithë turistët italianë janë të lira dhe të bukura. N...
Policia SARANDË- Edmond Abazi, 35-vjeçari i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, gjatë kontroll...
Gjyqi TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon ndërperjen e koncesionit të steril...
Gjykata TIRANË- Lihet në masën e sigurisë arrest në burg me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vj...
Banesa BERAT- Një shtëpi bari është zbuluar në fshatin Pobrat të Dimalit. Policai ka vënë në pranga prona...
Trafik në Kapshticë KAPSHTICË- Sërish radhë të gjata automjetesh në kufirin me Greqinë, në pikën e kalimi...
TIRANË- Rreth 7000 punonjës policie dhe 90 dronë të cilësisë së lartë, janë vënë në “ndjekje...
Skahdid Ahadi BRITANI E MADHE- Një azilkërkues afgan është dënuar me 12 vjet burg pasi akuzohet se ka përdhunuar 2 her&...
Trauma TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndaluar zemra e 16 vjeçarit i cili u aksidentua rëndë pasi Jet Ski të cilën p...