LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SIGURIA/ Prezenca e Ardi Veliu shkakton debate, PD braktis mbledhjen: Kriminel! Qefalia: Thirreni në seancë për Kurtin

• Prania e Kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu ka sjellë debate të forta dhe braktisjen e Komisionit të Sigurisë nga Opozita. Deputetët Flamur Noka dhe Ervin Salianji e konsideruan Veliun një vrasës duke shkaktuar debate të forta në Kuvend. • Noka përmendi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të Klodian Rashës dhe të Lear Kurtit duke shtuar se Veliu ka manipuluar çdo ngjarje kriminale në vend. Noka e Salianji kërkuan shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë u rrëzua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço. • Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia u tha kolegëve të PD-së se mund ta thërrisnin Veliun në Kuvend që të raportonte për Lear Kurtin në një seancë tjetër dëgjimore. • Pas debateve, Opozita u largua nga salla, ndërsa kreu i AMP prezantoi buxhetin përballë anëtarëve socialistë në Komision.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Debate të forta/ PD përplaset me Veliun tek 'Siguria', deputeti i PS: Thirreni në seancë dëgjimore

SIGURIA/ Prezenca e Ardi Veliu shkakton debate, PD braktis mbledhjen: Kriminel!
Ardi Veliu

TIRANË- Debate të forta në Komisionin e Sigurisë. Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Flamur Noka kanë kërkuar shtyrjen e Komisionit të Sigurisë, pork jo kërkesë është rrëzuar nga kryetari i Komisionit Nasip Naço. Në debatin mes tyre ndërhyri edhe deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalija, i cili tha se Veliu mund të thirrej për një tjetër seancë dëgjimore nga Opozita.

Pjesë nga debati:

Ervin Salianji: Kanë ndodhur manipulime të ngjarjeve kriminale në këtë vend. Nuk mund ta fshihni dot. Janw vrasje të njëpasnjëshme.

Nasip Naço: Të ruajmë qetësinë.

Ervin Salianji: Nuk e ruajmë qetësinë kur vriten njerëz. Janë kriminelë.

Xhemal Qefalija: Keni kompetencën ta ftoni. Mund ta ftoni në një seacnë dëgjimore për vrasjen e Lear Kurtit.

3 VITE ME PARE

Veliu prezent, Opozita braktis Komisionin e Sigurisë, Salianji: Analfabet! Noka: Shpalli kriminel të vdekurin

SIGURIA/ Prezenca e Ardi Veliu shkakton debate, PD braktis mbledhjen: Kriminel!
Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Partia Demokratike ka braktisur Komisionin e Sigurisë. Noka përmendi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të Klodian Rashës dhe të Lear Kurtit duke shtuar se Veliu ka manipuluar çdo ngjarje kriminale në vend. Noka e Salianji kërkuan shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë u rrëzua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço.

Pjesë nga replikat: 

Nasip Naço: Zoti Noka ju lutem.

Ervin Salianji: Ky është analfabet, më keq se ç'ka pasur letrën e dorëheqjes. Njerëz që nuk dinë as shkrim e as këndim.

Flamur Noka: Zoti kryetar. A mundem, ju lutem se nuk ju ndërhyra. A mund të flas. Faleminderit, po, po, me qetësi olimpike do të flas. Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer dhe drejtues policie, në rolin e drejtuesit të Agjencisë Policore, një individ që nëse në këtë vend do të kishte drejtësi, zotëria duhet të ishte para drejtësisë. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit, vrasja e Klodian Rashës. I vunë armën në dorë, pa u zbardhur, pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurtit. Ky zotëri e shpalli kriminel të vdekurin. Standarti juaj është që të vdekurit t'i bëni kriminelë.

Ervin Salianji: Nuk ju vjen zor

Nasip Naço: Unë e di që në kohën e Enverit të vinin epitetin kriminel.

 

3 VITE ME PARE

Komisioni i Sigurisë/ Debat me Naçon, Salianji: Shtyni mbledhjen, keni sjellë një vrasës

SIGURIA/ Prezenca e Ardi Veliu shkakton debate, PD braktis mbledhjen: Kriminel!
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, debat u bë prania e Ardi Veliut, i cili do të paraqiste para Komisionit projek buxheti. Opozita e quajti Veliun vrasës dhe manipulator, e më pas kërkoi që të shtyhet mbledhja. Po ashtu, Noka shtoi se Veliu ka marrë pjesë në manipulimin e ngjarjeve më të bujshme në vend. 

DEBATI:

Ervin Salianji: Vriten njerëz atje dhe doni të manipuloni ngjarje. Shtyni mbledhjen. Buxheti i shtetit, diskutim që s’mund të bëhet me këto lloj paçavuresh të këtij lloji. Të vijnë përfaqësues nga ministra që ta shpjegojnë, pasi të bëjmë dëgjesën me personin për ngjarjen kriminale

Nasip Naço: Të ruajmë qetësinë.

Ervin Salianji: Nuk e ruajmë qetësinë kur vriten njerëz.

Xhemal Qefalia: Kemi kompetencën ta ftojmë si drejtorin e policës të vijë në seancë dhe të veprojë, ka ikur koha  e proceduarve, ka ardhur koha e veprimit, të kalojmë të rendi i ditës

Flamur Noka: Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer police dhe drejtues police, aktualisht drejtues i AMP, është ulur një individ i cili në rast se në këtë vend do kishte shtet dhe demokraci, nëse do kishte drejtësi. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit dhe fakte dhe prova, vrasja e Klodian Rashës, u etiketua si armik, pa u bërë disa orë nga vrasja e Laer Kurtit vrapoi ky person që të manipulojë ngjarjen dhe ta shpallë kriminel të vdekurin, standardi juaj është që kriminelët ti bëni drejtor, krimit t’i jepni pushtet, ky nuk është standardi i shqiptarëve dhe opozitës dhe refuzojmë ta pranojmë një kriminel me uniformë të na raportojë në emër të ligjit, ai duhej të ishte viktimë e ligjit.

ardi veliu ervin salianji komisioni i sigurise 28 tetor 2022 nasip naco flamur noka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj