LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 18 vatra, 2 janë aktive dhe 2 nën monitorim

Aktualisht, dy vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Situata paraqitet më problematike në disa rajone të jugut dhe veriut të vendit, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimin e tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

13 Korrik 2025, 10:25 Nga E. D
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes:  Në 24 orë u
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në disa bashki të vendit, duke përfshirë zona me rrezik të lartë përhapjeje.

Aktualisht, dy vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Situata paraqitet më problematike në disa rajone të jugut dhe veriut të vendit, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimin e tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Gjithashtu në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH Librazhd me 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, 3 inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare, të cilët punuan deri vonë për vënien nën kontroll të vatrës.

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Bulqizë, Dibër,Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:

• Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Për shuarjen e tij u angazhuan 6 efektivë të MZSH Dibër, 5 forca pyojre, 20 forca bashkiake, 30 efektivë nga Forcat e Armatosura, dhe helikopteri Cougar. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna me të njëjtat kapacitete nga forcat operacionale, për shuarjen e vatrës së zjarrit.

• Qarku Tiranë. Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, është punuar për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me dushqe. Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha për shkak të erës dhe është përhapur edhe në fshatrat Berdal, Thartor dhe Moroj, duke rrezikuar banesat në disa momente. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Rrogozhinë me 1 automjet zjarrfikës dhe 10 efektivë, 30 forca bashkiake, 20 forca vullnetare, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë punën në terren për fikjen përfundimtare të zjarrit.
Në monitorim:

• Qarku Lezhë. Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Në vendngjarje u angazhuan25 forca bashkiake, 20 forca policore, 6 forca nga Shërbimi Pyjor, 3 forca vullnetare dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, bënë krehjen e zonës. Terreni është i pjerrët dhe me shkurre. Vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore. Sipërfaqa e djegur është rreth 23 ha.

• Qarku Elbasan. Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit tërënë në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH Librazhd me 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, 3 inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare, të cilët punuan deri vonë për vënien nën kontroll të vatrës . Zjarri ka intesitet të ulët dhe vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 79 hektarë. Në një rast, në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë zjarri ka rënë zjarr në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 60 efektivë dhe 2 helikopterë Cougar.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëtanë qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Sa i përket zjarrëve në pyje, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier e Berat, dhe nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera. Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug) dhe Durrës (Verilindje).
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.

Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.
Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

zjarret ne vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj