LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe helikopterin Cougar në dy vatra zjarri.

9 Korrik 2025, 09:59 Nga E. D
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë, Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe helikopterin Cougar në dy vatra zjarri.

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:

• Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Aktualisht po operojnë në terren: 7 forca zjarrfikëse, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, 7 forca bashkiake, 40 forca ushtarake dhe helikopteri Cougar.

• Poliçan – Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, ku për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, zjarri u përhap me shpejtësi. Rreziku për banesat u eliminua. Sot në terren ndodhen 7 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse të MZSH Poliçan dhe 5 forca të Shërbimit Pyjor.

• Bulqizë – Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja. Zjarri është me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për përhapje të mëtejshme. Janë evidentuar 3 vatra të ndara. Në operacion janë përfshirë 2 automjete zjarrfikëse me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet rreth 17 ha.

• Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe livadh. Për shkak të erës së fortë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar një pjesë të madhe të parkut. Aktualisht nuk ka rrezik për zona të banuara. Në terren janë angazhuar 5 forca të AdZM, 6 zjarrfikës të MZSH Dibër, 5 forca bashkiake, 15 vullnetarë si dhe helikopteri Cougar.
Raste të tjera të evidentuara:

• Në fshatin Ndroq, Tiranë, u dogj një banesë 2-katëshe si pasojë e një zjarri.

• Në fshatin Mbrostar, Fier, zjarri përfshiu një hangar me bazë ushqimore për blektorinë, duke shkaktuar ngordhjen e rreth 75 deleve dhe dëmtimin e lehtë të pronarit. Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.
Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 24 hektarë bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe helikopterin Cougar në dy vatra zjarri.

Parashikimi i motit dhe rrezikut nga zjarret: Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.
Sa i përket zjarreve:

• Nivel rreziku “I ULËT” në qarkun Shkodër
• Nivel rreziku “I MODERUAR” në qarkun Kukës
• Nivel rreziku “I LARTË” në qarqet e tjerë

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

Thirrje për qytetarët: Lutemi që të shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë, të denonconi menjëherë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve dhe të bashkëpunoni me strukturat shtetërore për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës sonë të përbashkët. Kujdesi juaj shpëton jetë!

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj