LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata nga reshjet e borës, Mbrojtja: Po punohet për hapjen e disa akseve në zonave të thella në Dibër

Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë.

26 Nëntor 2023, 10:38 Nga A.B
Situata nga reshjet e borës, Mbrojtja: Po punohet për hapjen e disa
Moti

TIRANË-Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të gjitha akset kombëtare janë të hapura ndërsa vetëm disa rrugë në zonat e thella malore qarkullohet me vështirësi.

Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë. Në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Në qarkun e Dibrës sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe.

Po punohet nga grupet në terren në disa akse të zonave të thella të qarkut, për kthimin në normalitet të rrugëve, por edhe të energjisë elektrike, por për shkak të pranisë së akullit ndërhyrja bëhet më e vështirë.

Situata në territorin e vendit si pasojë e motit

Grupet e punës, nga emergjencat civile vendore në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat e Policisë së Shtetit, Autoriteti i Rrugëve, OSHEE kanë ndjekur me vëmendje situatën e krijuar gjatë ditës së djeshme dhe vijojnë të jenë në terren për të shmangur të gjitha problematikat e krijuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës në disa zona në veri të vendit dhe reshjeve të shiut në pjesën tjetër të territorit.

Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë. Në disa rrugë në zona të thella rekomandohet lëvizja me zinxhirë. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën, bashkia Kukës; njësive administrative Golaj dhe Gjinaj, bashkia Has; njësive administrative Tropojë e Vjetër, Bytyç dhe Llugaj, bashkia Tropojë.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Të hapura janë akset Kir-Shosh në Malin e Shoshit, ku ka patur një trashësi të dëborës rreth 30 cm. Po ashtu është hapur me shpejtësi edhe aksi rugor Bogë-Theth, ku kanë vijuar punën mjetet borëpastruese.

Në qarkun e Dibrës sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe. Është arritur të zhbllokohet pas një pune të palodhshme nga forcat në terren rruga e Arbrit, bypassi-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu të kalueshme janë dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz.

Po punohet nga grupet në terren në disa akse të zonave të thella të qarkut, për kthimin në normalitet të rrugëve, por edhe të energjisë elektrike, por për shkak të pranisë së akullit ndërhyrja bëhet më e vështirë.
Në qarkun e Lezhës ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar si dhe dhe erë të fortë deri 35 km/orë. Në lartësitë mbi 500 m kanë rënë reshje dëbore, ku trashësia ka arritur deri 10 cm në njësinë administrative Fan, bashkia Mirditë. Sasia e reshjeve të rëna ka qenë 40 mm. Akset rrugore kanë qenë të kalueshme dhe pa probleme.

Grupet po vijojnë monitorimin e situatës në ato zona kryesisht malore për rikthimin e energjisë elektrike dhe pastrimin e akseve rrugore. Në qarkun e Durrësit, në njësinë administrative Cudhi ka patur prezencë bore dhe erë të forte, por është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aksi rrugor Krujë-Qafështamë është i kalueshëm, por të gjithë drejtuesit duhet të ndjekin rregullat e parashikuara për qarkullimin në motin me dëborë. Të gjitha akset rrugore në bashkinë Durrës, Shijak dhe pjesa fushore e bashkisë Krujë, kanë qenë të kalueshme pa problem.
Reshje periodike shiu ka patur edhe në qarkun e Elbasanit. Kjo ka shkaktuar fryrje të Përroit të Zaranikës, por pa rrezik për dalje nga shtrati. Në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë ka patur prani inertesh që janë pastruar vazhdimisht nga firmat kontraktuese. Nuk ka patur asnjë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në të gjithë qarkun.

Në qarkun e Korçës, reshjet e borës filluan në orët e mbrëmjes së djeshme, por më pas intensiteti i tyre ka rënë. Reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës ka arritur 5-10 cm. Ka patur lëvizje të shtuar të automjeteve në rrugën turistike Boboshticë-Dardhë, ku dhe është përqendruar vëmendja e Drejtorisë Qendër-Lindje, subjektit përkatës dhe strukturave të policisë. Nga era e fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pogradec, Devoll dhe Maliq, por grupet e punës së OSHEE janë në terren, për të rivendosur lidhjet.
Nga të gjitha qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme nga kushtet e motit. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet në zonat ku ka prani akulli dhe të qarkullojnë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë, sipas udhëzimeve të autoriteteve.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj