Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si inspektorët e AKU-t kanë favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara.
TIRANA- AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private. Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si inspektorët e AKU-t kanë favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara.
Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t. Në këtë rast subjekti “Coca- Cola” ka nxjerrë jashtë loje Inspektorët e Mjedisit dhe ato të Tatimeve duke u mjaftuar vetëm me një procesverbal të firmosur nga inspektorët e AKU-t.
Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH-së është fakti se mungojnë fotot e vendit ku janë asgjësuar produktet. Njëkohësisht mungon fletëdalja e subjektit, për efekt të shkarkimit nga magazina të produkteve të asgjësuara. Ky është dokument vërtetues dhe bazë që fakton daljen nga magazina e produkteve të skaduara.
Pas procedurave të dyshimta të asgjësimit të pijeve të skaduara të subjektit “Coca-Cola”, televizioni “Ora News” iu drejtua me një kërkesë specifike AKU, ku u kërkua informacion se sa procedura asgjësimi ka kryer “Coca Cola” në vitin 2019, bashkëlidhur kërkuam të na vihej në dispozicion edhe lista e produkteve që kanë shkuar për asgjësim.
AKU na bën me dije se gjatë kësaj periudhe “Coca Cola” ka kryer 4 procedura asgjësimi (1809054 litra & 304 kg) sasia një milion e tetëqind mijë litra pije, por nuk na vë në dispozicion listën e produkteve të destinuara për asgjësim.
Por skandali thellohet në faktin se AKM, që duhet të ishte prezent gjatë procesit të asgjësimit, nuk ka asnjë informacion se subjekti “Coca Cola” ka bërë 4 asgjësime të pijeve të skaduara. Ky institucion na njofto zyrtarisht se në vitin 2019 nuk ka asnjë praktikë asgjësimi nga ky subjekt.
Si mundet që një brend botëror në Shqipëri të thyeje ligjet, dhe të mos njoftojë Agjencinë e Mjedisit që e ka detyrim ligjor?
Ky është institucioni që kontrollon se ku përfundojnë pijet e skaduara pas asgjësimit, por me sa duket nuk ia ka idenë që “Coca Cola” paska asgjësuar 1.809.054 një milion e tetëqind mijë litra pije të skaduara.
A është asgjësuar kjo sasi?
Nëse po ku kanë përfunduar?
Pse nuk janë informuar Inspektorët e Mjedisit për të dokumentuar me foto dhe video, asgjësimin e pijeve të skaduara?
Sipas ligjeve në fuqi asgjësimi i produkteve të skaduara nuk mund të bëhet pa prezencën dhe nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit./ Ora News
Preci-Spahiu TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Al...
Rezart Veleshnja DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me arrestimin e aktorit të humorit, Rezart Veleshnja. Sipas informacione...
policia TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet për vjedhje në një z...
autori-viktima DURRËS- Mjalind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij Branko Shkoza në Durrës, është njohur sot më mas&...
Banorja SHKODËR- Një zjarr është regjistruar paraditen e sotme në një Nnënstacioni elektrik në vendin e quajtur Dra...
policia KORÇË- Një 16-vjeçar rezulton i zhdukur në Korçë që prej 9 dhjetorit në rrethana misterioze. Sip...
Rezart Veleshnja DURRËS- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia. Veleshnja dyshohet se me anë t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Europol ka zhvilluar së fundmi një operacion kundër krimit të organizuar. Mësohet se ky operacio...
Banori FIERI- Disa prej banorëve në zonën e Cakranit të Fierit kanë reaguar për mediat pas sherrit të mëngjesi...
Foto ilustruese TIRANË- Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të shqyrtonte çështjen e kryetares, H...