Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte.
TIRANE- Diana Bahçja do të duhet të ishte pranë fëmijës së saj të porsalindur por ndodhet në ambientet e burgut të grave në Tiranë. Prej një jave, Diana është arrestuar dhe po vuan dënimin në një rrethanë të pazakontë. Edhe pse kanë kaluar 24 orë që prej momentit kur ngjarja është bërë publike, asnjë nga institucionet shqiptare, si Avokati i Popullit apo Presidenti i Republikës që kanë tagër në këtë fushë nuk kanë reaguar për të bërë lehtësimin e situatës së Dianës.
Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.
Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare.
E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al
Ryan Gellert TEPELENË- Ryan Gellert, CEO i Patagonia, shoqatë me të cilën Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum...
Olsi Dado TIRANË- Olsi Dado i është shtuar trupës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...
Fatjon Murati TIRANE- Edhe pse do të duhet të ishte në arrest shtëpie, Faton Murati ka mundur të lëvizë lirshëm jas...
Altin Morina TIRANE- Altin Morina, shefi i Trajnimeve në repartin më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, RE...
Fatjon Murati TIRANE- Është shtyrë për në datën 29 mars seanca gjyqësore që pritet të zhvillohej për Fatj...
Artur Meçollari TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dyt&eu...
Mira Murati ZVICËR- Kompania OpenAI ka shkaktuar bujë me chatbotin e tyre të lëshuar së fundmi të quajtur ChatGPT. Inteligjen...
Policia, Shkodër SHKODËR- Brisel Kurtmetaj, 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është...
Shqiptari i dhunuar GREQI- Katër efektivët që dhunuan shqiptarin e burgosur në Greqi janë lirua nga qelia. Mediat greke shkruajn&e...
Edi Rama Marton Dunai, për Financial Times Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë është një nga liderët më proper&eum...